“Nuk duhet të bie në grackën e Erdoganit”, Kurtit i vjen paralajmërimi: Kështu i jep fund karrierës...

Politika

“Nuk duhet të bie në grackën e Erdoganit”, Kurtit i vjen paralajmërimi: Kështu i jep fund karrierës...

Nga: P.R Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:44
Albin Kurti

Gjatë ditë së djeshme, kryeministri në ardhje dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Turqisë, Çağri Sakar, të cilit i ka premtuar se Kosova do ta rishqyrtojë hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje për takimin Kurti- Sakar, shkruan “Bota sot”.

Por ndryshe nga Kurti mendon analisti politik, Faton Mehmeti, i cili thotë për “Bota sot” se ambasada e Kosovës në Izrael duhet të jetë në Jerusalem.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk besoj se Albini është aq i marrë sa për të nisur përplasje me SHBA, e cila do i jepte fund karrierës së tij politike. Kosova nuk çfarë të shqyrtoj asgjë, ajo duhet të mbetet nën linjën e saj të bashkëveprimit të vendimeve të saja me SHBA”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Kurti nuk duhet të bie në grackën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Çdo ndryshim i saj do të sillte dëme të mëdha për Kosovën, ndërkohë që Albini do bënte vetëvrasje politike. Është fatale për Kosovën të veproj ndryshe nga SHBA në këtë rast, dhe të tjerat. Të gjithë ata që bien në grackën Erdoganit do përfundojnë të braktisur nga qytetarët”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat