Dialogu është stërzgjatur

Politika

Dialogu është stërzgjatur

Nga: A.M. Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:53
Mirosllav Lajcak

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak po zhvillon një vizitë tri ditore në Kosovë.

Ai po e viziton Kosovën pas skandalit të tij të fundit.

Javë më parë, është publikuar nga mediat një hartë e cila gjendet në zyrën e tij, ku Kosova shfaqet pjesë e Serbisë.

Përkundër kësaj, Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë-Serbi.

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se dialogu Kosovë- Serbi vazhdon të jetë temë tabu.

“Sipas të gjithë parametrave dialogu Kosovë-Serbi po mbetet sot e kësaj dite temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur vendin në një gjendje të status- quos”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Halili ka theksuar se Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë -Serbi.

“Tani dialogu i nisur nga i  ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një dritë në fund të tunelit pasi që  BE ka marr sinjale dhe mbështetje të fuqishme nga  bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi e cila do të rezultojë me njohje reciproke pas presioneve të shtuara të SHBA në krye me presidentin Bieden”, ka deklaruar ai për “Bota sot”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat