Për herë të parë në zgjedhje, por Donika Gërvalla lë pas me vota Haradinajn që synon postin e presidentit

Politika

Për herë të parë në zgjedhje, por Donika Gërvalla lë pas me vota Haradinajn që synon postin e presidentit

Nga: G.B Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:51
Donika Gërvalla-Schwarz

Është në mesin e 10 kandidatëve më të votuar për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për Donika Gërvalla, e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje.

Ajo ka marrë gjithsej 71 mijë e 720 vota, shkruan Bota sot.

Ajo ka marrë vota më shumë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po synon postin e presidentit.

Ky i fundit në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 41 mijë vota.

Gërvalla po ashtu ka fituar vota edhe më shumë se kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, i cili në këto zgjedhje ka marrë 69 mijë vota.

Ndryshe, Gërvalla e kishte kritikuar ashpër Haradinajn lidhur me Demarkacioanin me Malin e Zi.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba. Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre”, kishte shkruar në atë kohë ajo./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat