Këto janë parakushtet që duhet t'i plotësojë LDK-ja për rikthimin e Vjosa Osmanit

Politika

Këto janë parakushtet që duhet t'i plotësojë LDK-ja për rikthimin e Vjosa Osmanit

Nga: H.O. Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:08
Vjosa Osmani

Është përmendur kohët e fundit mundësia e rikthimit të Vjosa Osmanit brenda LDK-së, sidomos tani kur pak ditë më parë kjo parti zgjodhi kryesinë e re.

Publicisti dhe anëtari i degës së LDK-së në Gjermani, Idriz Zeqiraj ka përmendur disa parakushte që duhet t’i bëjë LDK-ja për ta rikthyer Vjosa Osmanin.

Ai thotë se hapi i parë që duhet të bëjë LDK-ja është të votojë qeverinë e Albin Kurtit, e po ashtu edhe zgjedhjen e Presidentes.

“Hapin e parë fisnik, LDK-ja e pas Kuvendit të 14 marsit, duhet ta bëjë, duke votuar Qeverinë e koalicionit VV-Lista Vjosa, si dhe zgjedhjen e Presidentes, e cila, ligjshmërinë e këtij posti, e siguroi në zgjedhjet e 14 shkurtit, me tej 300 mijë votave të fituara. Kështu, do të krijohen parakushtet, për kthimin e Dr. Vjosë Osmanit, së bashku, me anëtarësinë numerike të saj, të larguar, në shenjë proteste, të lidhjeve konspirative dhe koalicionit të pistë, me kapësit e shtetit, PAN-in, njëherësh, të dyshuarit e bazuar për krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare”, vlerëson Zeqiraj.

Sipas tij, LDK-ja, anëtarësia dhe elektorati i saj besojnë në sinqeritetin e Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës dhe përjashtimi i tyre ishte nga frika e konkurrencës për kreun e LDK-së.

Image
Idriz Zeqiraj

“LDK-ja, anëtarësia e saj, elektorati dhe shumësia e strukturave të partisë, kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë, në sinqeritetin unik të Dr. Vjosë Osmanit dhe të bashkë-mendimtares të saj, veprimtares së shquar, Donikë Gërvallës. Reagimi i LDK-së, gjithsesi, do të jetë pozitiv dhe mirëdashës. Tashmë, "edhe zogjtë e malit" e kanë marrë vesh, se lidershipi klanor e përjashtoi Vjosën, ashtu siç kishte vepruar edhe me Donikën, duke e tërhequr zvarrë nga salla e Konventës të LDK-së. Dhe, thjeshtë, nga frika e konkurrencës së tyre, për postin e kreut të LDK-së”, thotë tutje Zeqiraj.

Sipas tij, ‘kjo e vërtetë, në shkallën sipërore, është shpjeguar në shkrimin "Aklamacioni - si burri i nënës".

“Është, pikërisht, - Aklamacioni -, që ka mundësuar riciklimin e Isa Mustafës dhe të klanit të tij, në drejtimin e LDK-së. Janë, pikërisht, Dr. Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, që denoncuan, publikisht, uzurpimin dhe paligjshmërinë e kryetarit dhe klanit të tij, përfshi edhe strukturat e partisë. Ato, fillimisht, ishin fitimtare morale dhe, tani, edhe fitimtare faktike me votë të fshehtë demokratike. Andaj, Dr. Vjosë Osmani dhe jur. dipl. Donikë Gërvalla, janë të mirëpritura, madje, në çdo kohë, nga anëtarësia fisnike e LDK-së”, thotë publicisti Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat