Aleksandër Vuçiqit i hidhet poshtë kërcënimi: Edhe sikur të vdes e gjithë Serbia bashkë me ty, nuk mund t’ia bësh këtë Kosovës

Politika

Aleksandër Vuçiqit i hidhet poshtë kërcënimi: Edhe sikur të vdes e gjithë Serbia bashkë me ty, nuk mund t’ia bësh këtë Kosovës

Nga: A.Morina Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:07
Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë grisjen publike të marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën e firmosi në prani të Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë veprim, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka ndërmarrë pas qëndrimit të qartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar grisjen e marrëveshjes së Kosovës në Uashingtonit, nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shahu tha se Vuçiq mund të grisë çfarë të dëshiron, mirëpo nuk mund ta zhbëj atë që ka ndodhur dhe nuk ka asgjë që mund ta ngushëlloj atë.

Image
Analisti politik, Rexhep Shahu

“Presidenti serb Vuciq mundet ta grisë një letër marrëveshje, mund të grisë një dekret, mund të grisë një letër që lajmëron vetëvrasjen e tij, mund grisë një letër dashurie, por nuk e zhbën dot atë që ka ndodhë dhe nuk bën dot asgjë që ta ngushëllojnë veten”, deklaroi ai.

Tutje, analisti u shpreh se edhe sikur të vdes gjithë Serbia bashkë me të, Vuçiq nuk e kthen dot pavarësinë e Kosovës

“Duhet ta ngushëllojmë domosdo presidentin Vuçiq por ai nuk e kthen dot pavarësinë e Kosovës sikur të vdes gjithë Serbia bashkë me të. Pavarësia e Kosovës nuk është vullnet numrash as shtetesh është vullnet shqiptarësh është gjak shqiptarësh, është vullnet i fuqive të mëdha të botës, fuqive historike të botës”, theksoi ai.

Në fund, Shahu potencoi se Vuçiq në histori do të mbetet si një ushtar i thjeshtë serb që i është lagë baruti në luftë.

“Vuçiq do të mbetej në histori nëse do ta nënshkruante njohjen e Kosovës shtet, ndryshe do të shkojë në harrim si një ushtar i thjeshtë serb që i është lagë baruti në luftë. Kosova është më fat, zemërohet Serbia, gëzohet Izraeli, gëzohet Amerika. Kosova është realitet i pa zhbëshëm sepse edhe pse një shekull nën Serbi nuk u zhbë dot”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat