“Kushtet e Kurtit dhe Osmanit për dialogun Kosovë-Serbi”, pse analisti përmend Baton Haxhiun dhe Edi Ramën?

Politika

“Kushtet e Kurtit dhe Osmanit për dialogun Kosovë-Serbi”, pse analisti përmend Baton Haxhiun dhe Edi Ramën?

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:35
Albin Kurti, Baton Haxhiu dhe Vjosa Osmani

Dialogu i Kosovës me Serbinë, padyshim që do të rifillojë së shpejti.

Pas formimit të Qeverisë Kurti, ky dialog nuk do të jetë më i formatit të njëjtë sikurse me qeveritë paraprake.

Tash, kur pritet të zgjidhet edhe Vjosa Osmani presidente e Republikës së Kosovës, formati i dialogut do të jetë në favor të Kosovës.

Më nuk do të ketë kushtëzime nga Serbia, as kërkesa të aprovuara nga Qeveria e Kosovës të cilat u munduan të realizohen edhe pse ishin kundër kushtetuese.

Dialogu Kosovë-Serbi do të realizohet sipas formatit të Kosovës.

Të paktën kështu ka paralajmëruar disa herë Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk është primare procesi i dialogut.

Përderisa nuk është primar, ky proces nuk mund të realizohet sipas kërkesave të Serbisë.

Në lidhje me procesin e dialogut, analisti politik Gani Qarri, shprehet se, bisedimet me Serbinë, problem nuk ishin bisedimet, “problem ishin udhëheqësit e inkriminuar të shtetit tonë si Thaçi & Co, të cilët edhe pse të shantazhuar nga të gjitha anët e veçanërisht nga Serbia, vazhdonin të qëndronin në krye të delegacionit për dialog me këtë shtet ish okupator”.

“Kuislingu Hashim Thaçi, duket se e kishte të zënë "bishtin", me diçka tejet të madhe nga Serbia, ndaj dhe nuk pritej gjë tjetër prej tij përveçse lëshime në kurriz të shtetit të Kosovës, për të shpëtuar lëkurën e vet, i cili para popullit, nuk tregonte realitetin, por i quante, problem bisedimet, përderisa nga fillimi deri në fund, problemi-ishte ai vet. Bisedimet me Serbinë, nuk ka pse të jenë aspak problem, Kosova tash e mbi 21 vite, është vend i lirë dhe mbi 13 sosh edhe shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht nga mese 120 vende anë e mbanë botës, pavarësia e të cilës, qysh me 22 korrik të vitit 2010, është vulosur përjetësisht edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, e cila vërtetoi në plotëni se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ndaj statusi dhe tërësia territoriale e vendit tonë janë të përjetshme dhe të pakthyeshme përgjithmonë”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se gjatë procesit të dialogut është shkelur Kushtetua e Kosovës.

Image
Gani Qarri

“Përkundër të gjithave, kuislingu Hashim Thaçi, vetëm rreth një vit pas vendimit pozitiv, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e zhvlerësoi vet shtetësinë e Kosovës, duke i vënë asaj fusnotën përmbi, kthyer statusin e saj në status "neutral" dhe shndërruar serish Kosovën në "krahinë" të Serbisë, kështu që për mese 10 vite me radhë, me këtë shtet okupator, u bisedua vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës, duke shkatërruar edhe parimet e Ahtisarit dhe shkelur me të dy këmbët, Kushtetutën e vendit. Madje sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, Thaçi dhe Mustafa nënshkruan dy herë marrëveshjen për asociacionin kundër kushtetuese një etnike serb, më 2013 vet kuislingu Hashim Thaçi ndërsa me 2015 edhe jugokomunisti Isa Mustafa, e me këtë, defakto pranuan edhe bosnjëzimin e Kosovës, që për fat të mirë, e parandaloi vetëm Kushtetuesja me vendimin e saj ligjor, duke e nxjerr nga rendi i ditës, asociacionin kundër kushtetues serb, për më tepër se 23 shkelje kushtetuese”, thekson ai.

Sipas tij, Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente e vendit, në një mënyrë, apo tjetër, do ta ‘detyrojnë’ Serbinë që ta njohë Kosovën dhe ta përmbyllin epokën e bisedimeve me një marrëveshje përfundimtare.

“Serbia as Vuçiqi nuk do të kenë më kurrë mundësi as hapësirë, që të manipulojnë me statusin e vendit tonë, rregullimin e brendshëm shtetëror as shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit, vet z. Kurti ka paralajmëruar me kohë, se asociacion kundër kushtetues serb, as që do të ketë, madje Kurti dhe Qeveria e tij, nuk mund dhe as nuk guxon, të lejojë kurrë më dhe në asnjë mënyrë, që njëjtë si në kohën e kuislingut Hashim Thaçi, Serbia të krijojë asociacione fiktive, sipas dëshirës së vet, brenda territorit të shtetit tonë dhe të vazhdojë të vendosë edhe më tej, për çështjet e brendshme të Kosovës, siç veproi në tërë dekadën e fundit, nën udhëheqjen e Thaçit dhe të Isa Mustafës”, potencon analisti.

Ai tutje shprehet se, me Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente, për Vuçiqin as Serbinë kurrë më nuk do të jetë si më parë dhe ladrimi i shfrenuar i Serbisë mbi shtetësinë dhe statusin e Kosovës, nuk do të lejohet dhe as nuk mund të pranohet më asnjëherë.

“Kosova në dialog, duhet dhe do të shkojë jo më si "krahinë" e Vuçiqit, por vetëm si shtet i pavarur e i barabartë dhe do të kërkojë reciprocitet të plotë me Serbinë edhe sa i takon çështjes së shqiptarëve, duke kërkuar për bashkëkombësit tanë në Kosovën Lindore, që janë rreth 10 herë më shumë se sa numri i banorëve të pakicës serbe në veri, të njëjtat kushte që kërkon Serbia për këtë pjesë të pakicës serbe, në Kosovën Veriore, ose përndryshe serbët e veriut, le të kënaqen me diskriminimin pozitiv, që ata kanë edhe me planin e Ahtisarit, të cilin jo vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, por as shumica shqiptare në vet shtetin e lirë e sovran të Kosovës, nuk i kanë”, shton tutje Qarri.

Qarri thotë se, para se të shkohet në dialog duhej që të shfuqizohen të gjitha marrëveshejt e nënshkruara deri më tani.

“Por para se të shkohet serish në dialog, që ti ketë duart e lira për ballafaqim, pa detyrime, me Serbinë, Qeveria e re dhe Kuvendi i Kosovës, duhet ti shfuqizojë dhe shpall të pavlershme të gjitha aktet kuislinge dhe marrëveshjet renegate, të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, në dëm të Kosovës, që nga asociacioni kundër kushtetues i komunave të banuara me vetëm rreth 20 mijë banorë të pakicës serbe në veri, e deri te kërkesa publike e kuislingut Hashim Thaçi në Alpbach të Austrisë për ndarjen dhe Copëtimin e Kosovës, për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë okupatore, duke i quajtur herë toka të Rankoviqit e herë dhurata për Vuçiqin, që nga Hashim Thaçi e spiuni i Stanishiqit, Baton Haxhiu e deri te kryeministri sharlatan i shtetit amë, Edvin Kristaq Rama, i cili publikonte edhe harta të të ashtuquajturit "Minishengen" me Kosovën në to, si territor i Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe Qeveria e re, bashkë me shfuqizimin dhe shpalljen të pa vlershme të tradhtive të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e bashkëpunëtorëve të tyre, për bosnjëzimin, ndarjen e vendit dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës, të gjithë ata duhet të vihen para drejtësisë së reformuar, për dënimin e këtyre dhe akteve tjera antikombëtare dhe antishtetërore, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, nga ta”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat