Raporti i DASH-it, Mehmeti: Politikanët kanë vazhduar me avazin e vjetër

Politika

Raporti i DASH-it, Mehmeti: Politikanët kanë vazhduar me avazin e vjetër

Nga: A.M. Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:49
DASH

Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze.

Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për vitin 2020.

Në këtë raport përfshihet edhe Kosova.

Sipas këtij raporti, Kosova vazhdon të përballet me problemet e njëjta sikur në vitet paraprake.

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka theksuar se problemet të cilat janë përmendur çdo vjet në raportin e DASH janë serioze, që janë pasojë e politikës së mbrapsht.

“Fatkeqësisht çdo vjet pothuajse përsëritet i njëjti raport, pasi edhe problemet janë të njëjta: korrupsioni, nepotizmi, mungesa e funksionimit të pavarur të drejtësisë etj. Të gjitha këto janë probleme serioze, e të cilat janë pasojë e politikës së mbrapsht. Politikanët tanë, asnjëherë nuk janë mërzitur për raportin e DASH, ata kanë heshtur përballë saj, dhe prapë kanë vazhduar me avazin e vjetër. Sidomos, drejtësia e kapur nga politika, e ndikuar nga ajo është problem shumë serioz”, ka deklaruar ai për ”Bota sot”.

Sipas Mehemeti, raporti i DASH-it duhet të merret seriozisht, në këtë mënyrë bëhen reforma të thella.

Po ashtu, ai ka cekur se ky raport është shuplakë për institucionet e Kosovës.

“Të gjitha në këtë raport duhet të merren shumë seriozisht, të bëhen reforma të thella në drejtësia, e cila është baza kryesore për të evituar të gjitha këto problem, ose thënë më realit të zvogëlohet shkalla e korrupsionit. Ky raport është shuplakë për institucionet e Kosovës, për dështimet e tyre në fushat kryesorë të shtetit. Dua të besoj së në raportin vitit të tjetër të ceket angazhimi i institucioneve të Kosovë për të luftuar korrupsionit, dhe me reformat në drejtësi”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat