Pas mbledhjes së LDK-së, analisti flet për nevojën e reformave të reja

Politika

Pas mbledhjes së LDK-së, analisti flet për nevojën e reformave të reja

Nga: M.H. Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së ishte edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Mirëpo pas përfundimi të njejtit nuk janë deklaruar për media, shkruan “Bota sot”.

Por pas kësaj, ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku I cili tregoi se çfarë ishte vendosur në mbledhje.

Abdixhiku ka thënë se LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar, një alternativë kredibile por mbi të gjitha një organizatë politike që pasuron radhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit.

Gjithashtu kryetari I LDK-së, ka njoftuar se ka themeluar shkollën politike.

Krejt në fund, ai ka theksuar se rruga përpara është e gjatë; por hapat e tyre janë të sigurt, dhe se në këtë balancë të përbashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e të pandalshëm, qëndron edhe vullneti për rikthimin e tyre të madh.

Në lidhje me këte temë, analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se LDK tashmë e ka kuptuar nevojën për të sjellë ndryshimin edhe nëpër degë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit nuk mjafton vetëm ndryshimi kozmetik duhet ai rrënjësor dhe se në degë është nevojë e madhe të bëhet ky ndryshim.

“Duket se LDK e ka kuptuar nevojën për ndryshim edhe nëpër degë, tani sa i madh do jetë ky ndryshim mbetet për tu parë. Nuk mjafton vetëm ndryshim kozmetik, duhet ndryshim rrënjësor e që do të rikthej besimin elektoratit të humbur.Mbetet për tu parë ditëve, javëve apo muajve në vijim se sa i thellë do të jetë ky ndryshim nëpër degë.Pikërisht në degë është nevojë e madhe për ndryshim”, u shpreh Mehmeti.

Nga ana tjetër, analisti thotë se LDK nuk shkon më poshtë se sa që ka shkuar në zgjedhjet e fundit mirëpo se sa do të arrijë të këndellet varet nga reformat që do të marrin.

“Një gjë është e sigurtë se LDK nuk shkon më poshtë se në zgjedhjet e fundit, sa do rritet kjo lidhet direkt me atë se sa do të jenë të mëdha reformat”, nnëvizoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat