Analisti komenton mungesën e simboleve shtetërore të Kosovës gjatë takimeve të Kurtit

Politika

Analisti komenton mungesën e simboleve shtetërore të Kosovës gjatë takimeve të Kurtit

Nga: A.SH Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:55
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me dy zëvendëskryeministrat e tij, Donika Gërvallën dhe Besnik Bislim ditë më parë kanë qenë për vizitë dy ditore në Bruksel. Ata kanë takuar zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për gjatë dy ditëve.

Mirëpo gjatë takimeve të zhvilluara atje, u vërejt mungesa e simboleve të shtetit të Kosovës.

Dhe kjo nuk është hera e parë sepse mungesa e simboleve të shtetit të Kosovës është parë gati në të gjitha takimet, duke filluar nga ai me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, deri tek ai me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell e shumë zyrtarë të tjerë.

Analisti politik, Adem Bytyçi në një prononocim për “Bota sot” ka thënë se, siç dihet ende 5 shtetet e BE-së nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës, por që sipas tij ka edhe elemente tjera të protokollit të cilat mund të kenë qenë shkak i mosprezencës së simboleve të shtetit të Kosovës në këto takime me zyrtarët europianë të z.Kurti

“Për mungesën e simboleve të shtetit të Kosovës, në takimit të Kryeministrit dhe ekipës tij me zyrtarët europianë, kanë vendosur zyrtarët europianët e jo Kryeministri Kurti. Madje siç dihet ende 5 shtetet e BE-së nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës, ka edhe elemente tjera të protokollit të cilat mund të kenë qenë shkak i mosprezencës së simboleve të shtetit të Kosovës në këto takime me zyrtarët europianë të z.Kurti”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka shtuar se, Kurti nuk ka qenë shkak i mungesës së simboleve të Kosovës, janë europianët ata që vendosin për protokolin e simboleve të shteteve.

“Nuk mendoj se z.Albin Kurti kryeministri i Kosovës ka qenë shkak i mungesës së simboleve të shtetit të Kosovës në takimet më zyrtarët europianë, janë europianët ata që vendosin për protokolin e simboleve shtetërore”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat