“Orekset sllave për ndarjen e Kosovës”, analisti paralajmëron palën shqiptare: Mos u bëni si …!

Politika

“Orekset sllave për ndarjen e Kosovës”, analisti paralajmëron palën shqiptare: Mos u bëni si …!

Nga: A.Morina Më: 4 maj 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Tash e disa ditë, po vazhdojnë të qarkullojnë dokumente të ashtuquajtura ‘non-paper’ lidhur me ndryshimin e kufijve të shteteve në Ballkan dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.

Kësaj radhe, ishte anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik i cili paralajmëroi se Republika Serbe ka bërë "non-paper”-in e saj.

"Gjithçka është e shkruar, por nëse është modë, nuk bëj shaka, ne tashmë kemi bërë disa nga "non-paper"-at tona, kështu që një ditë, kur të vendosim, do t'ua dërgojmë gjithashtu të gjithëve", u tha Dodik gazetarëve në Banja Lluka.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se Kosova është në rrezik të ndarjes, pasi ka shqiptarë që po mbështesin ‘non-paperat’ serb.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti

“Natyrisht se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e rrezikuar nga ndarje, derisa ka shqiptarë që e mbështesin këtë. Orekset sllave për ndarje të Kosovës kanë ekzistuar gjithmonë, kështu që nuk është ndonjë risi”, deklaroi Mehmeti.

Tutje, analisti kërkoi nga politikanët shqiptarët të jenë të bashkuar dhe të mos bëhen pjesë e ndarjes së Kosovës, si Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

“E rëndësishme është që pala shqiptare të jetë e bashkuar, mos të ketë njerëz si Hashimi dhe Edi Rama që bëhen pjesë e ndarjes, kështu rrezikohet seriozisht territori i Kosovës. 'Non-paper" janë produkte serbe, e të cilat kanë si qëllim krijimin e Serbisë së madhe”, theksoi Mehmeti.

Në fund, analisti u shpreh se kombi shqiptar duhet të jetë unik ndaj qëndrimeve anti-serbe.

“Kombi shqiptar kudo që ndodhet duhet të jetë një dhe unik në qëndrimet anti serbe, e të cilat lidhen direkt me shqiptarët, konkretisht me Kosovën”, përfundoi Faton Mehmeti, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat