Yllza Hoti: Të zësh vendin e Vjosa Osmanit është nder i veçantë

Politika

Yllza Hoti: Të zësh vendin e Vjosa Osmanit është nder i veçantë

Nga: A.SH Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:04
Yllza Hoti

Tash edhe institucionet janë krijuar duke i hapur rrugë edhe punimeve Kuvendit.

Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, vendin e saj e ka zënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti.

Ajo ka thënë se, edhe pse është privilegj në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe.

Gjithashtu shprehet optimiste se krijimi i institucioneve të reja i ka hapur rrugën edhe Kuvendit që të bëjë punën ashtu siç duhet.

“Marrja e mandatit të dytë si deputete është privilegj shumë i veçantë për mua, por të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe. Përderisa mandati i parë ishte i shkurtër dhe përplot me sfida për shkak të situatës së vështirë politike në Kosovë gjatë asaj kohe, jam shumë optimiste se krijimi i institucioneve të reja i ka hapur rrugën edhe Kuvendit që të bëjë punën ashtu siç duhet”, ka thënë Hoti për “Bota sot”.

Fatin që ajo ka zënë vendin e presindetes Vjosa Osmani, ka thënë se, e bën këtë mandat edhe më të veçantë për mua.

“Fakti që unë jam deputetja që ka zënë vendin e Presidentes Vjosa Osmani e bën këtë mandat edhe më të veçantë për mua. Ndonëse zëvendësimi shkon sipas renditjes në listën e rezultateve të KQZ-së, për mua ka një simbolikë të veçantë pasi që Presidentja Osmani është një inspirim i madh për të gjitha vajzat e gratë kosovare, duke më përfshirë edhe mua”, përfundon Yllza Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat