U përfol si kandidat për kryetar të Podujevës, flet deputeti i VV-së

Politika

U përfol si kandidat për kryetar të Podujevës, flet deputeti i VV-së

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:27
Vetëvendosje

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë më i votuari në Komunën e Podujevës.

Tani në Kosovë në fund të vitit pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

E në Podujevë është përfol se Fitim Haziri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës.

Një gjë të tillë ai e ka mohuar duke shtuar se do të jetë deputet për gjatë gjithë mandatit.

“Angazhimi im në politikë nuk ka qenë kurrë i lidhur me pozita. Nuk do të jetë as në të ardhmen. Në dy palë zgjedhje, shumica e votave që janë dhënë për mua si kandidat kanë qenë nga Podujeva. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë fakt dhe shumë falënderues”.

Image
Deputeti i VV-së, Fitim Haziri

 

Ai shprehet se besimin e qytetarëve do ta kryej me nder e përgjegjësi.

"Falë besimit të tyre të dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, sot jam deputet në mandatin e dytë. Kështu që, këtë besim po tentoj ta kryej me nder e përgjegjësi. Besimin e tyre do e dërgojë deri në fund të mandatit. Do të jem deputet i Republikës së Kosovës përgjatë gjithë mandatit. Nuk do jem kandidat për kryetar të Podujevës", ka thënë haziri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat