Kërkohet përfundimi i dialogut Kosovë - Serbi

Politika

Kërkohet përfundimi i dialogut Kosovë - Serbi

Nga: A.M. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:03
Takimi në Bruksel

Shtet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë afër Kosovës, në kohët më të vështira.

Gjatë kohës së luftës ishin SHBA-të dhe shtete e tjera të Quintit që e mundësuan çlirimin e Kosovës dhe përmbysjen e Serbisë.

Po ashtu, edhe pas luftës ishin SHBA-të që e mundësuan shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Kurse, disa vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova po e vazhdon procesin e dialogut më Serbinë.

Ka gati 1 dekadë që ka filluar ky proces, edhe pse shpesh herë është paralajmëruar fundi i saj.

Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takuan në Bruksel.

Kurse takimi i ardhshëm do të mbahet me 25 korrik në Bruksel.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnett, që sipas tij ka të bëjë më procesin e dialogut.

Ai shton se çështja e dialogut është bërë i bezdisshëm për shtetet e fuqishme të Quintit.

“Deklaratën e ambasadorit të SHBA-së,  Philip Kosnett "se Kosova sa herë që ka krizë, pret ndihmë nga QUINTI, kjo s'do të zgjasë shumë", s'duhet kuptuar keq, përkundrazi e ka kuptimin e dialogut të zgjatur e të lodhshëm me Serbinë  e, se ky dialog i palëve është bërë i bezdisshëm për shtetet e fuqishme të Quintit: SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe e se s'duhet "zgjatur përgjithmonë, po duhet të përfundojë sa më shpejt, fjalori diplomatik i ambasadorit të SHBA-së është në këtë kontekst, në të mirën e Kosovës e kurrsesi ndryshe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se deklaratat e ambasadorit Kosnett nuk janë tendencioze dhe se është normale që Kosova të kërkojë ndihëm nga vendet që e kanë përkrahur.

“Thëniet ambasadorit Kosnett s'janë tendencioze si duan ta kuptojnë disa, po janë të vërteta të pamohueshme, se, shtetet e Quintit e kanë krijuar Kosovën dhe shumë normale është qe Kosova në çdo situatë krize të kërkojë ndihmë prej atyre të cilët e kanë përkrahur dhe e kanë bërë Republikën e Kosovës prej të fuqishmeve të Quintit e jo prej Serbisë e Rusisë. Pra, mesazhi i ambasadorit amerikan e ka kuptimin e problemit të zgjidhjes përfundimtare te dialogut Kosovë-Serbi, po ky mesazh mund të jetë edhe vërejtje të seriozitetit politik, ekonomik e diplomatik të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat