Isa Mustafa nuk pendohet për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja, kjo është ‘goditja’ e ashpër kundër tij: A ia shiti Çakorrin, Malit të Zi?

Politika

Isa Mustafa nuk pendohet për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja, kjo është ‘goditja’ e ashpër kundër tij: A ia shiti Çakorrin, Malit të Zi?

Nga: N.Sh. Më: 12 korrik 2021 Në ora: 09:30
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Profesor dr. Binak Maxharraj, e ka komentuar një deklaratë të ish-liderit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili ka thënë se nuk është penduar pse e kanë larguar Vjosa Osmanin nga LDK-ja.

“Ish-lideri i rrëzuar i LDK-së, Isa Mustafa i cili kohë më parë kishte marrë akuza të shumta lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat e LDK-së, thotë se: “Nuk është penduar fare për atë vendim”. Krejtë kjo është në rregull nga ana e tij. Zakonisht, njeriu në jetën e tij mund të pendohet e të mos pendohet për veprimet e tij. Por, ky veprim i Isa Mustafës e solli në katastrofë LDK duke e rrëzuar në vetëm 13% në zgjedhjet nacionale si pasojë e shkeljes nga ana e tij e të gjitha vendimeve, parimeve dhe qëndrimeve të LDK duke u futur në bashkëpunim me kupolen e krimit të Klanit Pronto”, shprehet profesori.

Sipas tij, për thyerjën e këtyre qëndrimeve nga ana e Isa Mustafës ashpër iu patë kundërvu Vjosa Osmani së cilës edhe ju hakmor duke e përjashtuar nga të gjitha strukturat, por edhe nga LDK.

“Por, njeriu parimor me qëndrime dhe parime të forta siç ëshrë Vjosa Osmani e vazhdoi rrugëtimin e vetë jashtë LDK. Ajo arriti të bëhet Presidente e Kosovës, ajo e krijoj një subjekt politik “Lista GUXO”për të cilën Isa Mustafa thotë se të merrem me “Listën GUXO” është njësoi si të merrëm me borën e vjetme. Çfarë ironie e paskrupullt nga ana e akademik Isa Mustafës? Por, me këtë “Listën Guxo” Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit e rrëzoi Isa Mustafën në hundë e n’buzë për tokë duke i fituar mbi 200 mijë vota, kurse LDK vetëm diçka mbi 100 mijë vota, pra ia mori me shumë se gjysmën e elektoratit, kurse vetë Isa Mustafa me atë shtagën e tij... u detyrua dhunshëm të ikë nga LDK”, potencon ai.

Dhe prap, sipas tij, Isa Mustafa nuk pendohet, por a pendohet Isa Mustafa edhe për disa vendime dhe veprime tjera që ishin ne dëmë të vendit apo ende është kokëfortë ne qendrimet dhe parimet e tij?!.

Image
Profesor dr. Binak Maxharraj

“Së pari, a është penduar Isa Mustafa i cili së bashku me liderët tjerë politikë (Thaçin, Haradinaj, Limaj, Pacollin, etj) pa kurr farë shkaku, apo në ëmer të rrejshëm për liberalizimin e vizave, u bë bashkëpjesëmarrës me krejtë LDK, bile edhe me presion ndaj deputetëve të ia falin Çakorrin, Malit të ZI duke e levizë kufirin për 6 kilometra në brendësi të Kosovës. E ardhmja do të sqaron se pse Isa Mustafa me liderët tjerë ia falën, apo ia shitën Çakorrin, Malit te Zi që historikisht kurrë Mark Milani as me luftë nuk kishte mundur të merr, sepse kreshnikët rugovas me fanatizëm e gjak e mbrojtën”, thekson ai.

Por, Maxharraj thotë se, edhe për këtë mekat të tij Isa Mustafa nuk po pendohet?!

“Së dyti, a është penduar Isa Mustafa kur ishte Kryeminstër në vitin 2015 kur e nënshkroi Asociacionin një etnik më kompetenca ekzekuitve për komunat me shumicë serbe që ishte jashtë ligjshëm, sepse Gjykata Kushtetuese ia gjeti 23 nene antikushtetuese i cili po konsiderohet si kopil të cilin ia la qeverisë Kurti të merret me të, dhe kur të gjithë, por edhe ndërkombëtare po thirrën në atë se duhet te zbatohet, sepse vetë Kosva e ka nënshkruar. Bile edhe ish-presidenti thotë se në atë Asociacion është nënshkrimi i Isa Mustafes e jo i tij. Ky  ishte një sulm direkt në sovranitetin dhe integritetin e vendit duke e mundësuar, apo krijuar kështu edhe një “Republika Sërpska” brenda Kosovës,e cila më vonë me krijimin e problemeve do të kërkonte të ndahet nga Kosova”, shton tutje ai.

Por sipas tij, edhe për këtë Isa Mustafa nuk pendohet?!

“Ka edhe shumë çështje tjera për të cilat Isa Mustafa do mund ose jo të pendohet, por pajtimi dhe mospajtimi është e drejtë personale e tij. Se a do të pendohet apo jo Isa Mustafa për të gjitha këto vlërësimin mund ta jepë vetem drjetësia, gjykatt”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat