“Mbi 200 mijë euro shkon tejkalimi i një kontrate”/ Alarmon ish zëvendësministri i MPB-së: Ja kërkesa e tij për Prokurorinë e Shtetit

Politika

“Mbi 200 mijë euro shkon tejkalimi i një kontrate”/ Alarmon ish zëvendësministri i MPB-së: Ja kërkesa e tij për Prokurorinë e Shtetit

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, fituan zgjedhjet në Kosovë, duke premtuar luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo ishte edhe “arma” kryesore e tyre në fushatën zgjedhore, e cila edhe rezultoi e suksesshme pasi që, ata fituan bindshëm kundër partive të tjera.

E tash, nga Qeveria po kërkohet që të mbajë premtimet e dhëna dhe të ia kthej shpresën qytetarëve të Kosovës.

Rezlizimi i këtyre premtimeve do të ishte jetëzgjatje për këtë Qeveri.

Kështu po vlerëson eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, po duket se drejtësia dhe ligjshmëria në Kosovë po jetësohen.

Prandaj shton se, në Prokurorinë e Shtetit dhe në Inteligjencën financiare duhet të dërgohen të gjitha raportet e auditimit të shpenzimeve financiare, buxhetit të planifikuar dhe kontratave të realizuara, për të gjitha dikasteret ministrore të dy mandateve të kaluara të cilat nuk arritën të shqyrtohen dhe diskutohet në tërat nga Kuvendi i Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

Institucionet në fjalë do duhej të hetojnë këto raporte dhe para drejtësisë të dalin keqbërsit e parasë publike.

“Abuzimi me buxhetin dhe parandalimi i kësaj forme të krimit të organizuar ka qenë një nga motot kryesore të partisë në pushtet dhe koalicionit LVV, Lista GUXO. Rruga më e drejtë është dërgimi për hetim në ekspertizë penale të raporteve të Auditimit për secilën ministri, dhe për tendenca politizimi i zbulimit por edhe ndjekjes së krimit të qeverisjes së kaluar”, shprehet Tërnava.

Ai thekson se, vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar gjatë raportimin në komisionin për Mbikëqyrjen e financave publike se në MPB ka pasur tejkalime të mëdha të vlerave të kontratës, të konstatuara në auditimin e brendshme, por edhe nga raporti i Zyrës së Auditorit Kombëtar.

“Sveçla ka deklaruar se gjatë analizës së këtyre raporteve janë gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton ai, prandaj disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi. Është raportuar se ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike në vlerat e saj mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, thekson Tërnava.

Ai tutje shprehet se, shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020, por edhe për ministritë tjera që janë shqyrtuar raportet, kanë ngritur vazhdimisht  anëtarët deputet të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, prandaj sipas tij, vetëm një hetim profesional nga ana e Prokurorisë Speciale dhe inteligjencës financiare, për ti identifikuar dhe adresuar përgjegjësit individuale të abuzimit, do të ishte zgjidhje dhe mësim për të ardhmen që ti jepet fund zhvatjes së buxhetit të shtetit nga grupet mafio politike të interesit.

“Ata që janë pasuruar me veprimet e tyre kriminale nëpër institucione nuk duhet ndalur vetëm me shkarkimet si ndëshkim profesional e moral që po behën tash nga shumica parlamentare e koalicionit në qeverisje e re. Efektet e disiplinës dhe vendosjes se ligjit në vendin e vetë, nuk mund të arrihen edhe pa ndëshkimin penal, sepse pa ndëshkime edhe të ashpra penale nuk mundë të bindet opinioni se po luftohet krimi. Pa ndëshkime penale të ashpra nuk mundë të vetëdijesohen as ata vepër kryes që tani deri më tani janë pasuruar në mënyrë enorme duke abuzuar, dhe po ju shërbejnë atyre të tjerave që edhe ata të tentojnë të pasurohen përmes krimit, prandaj ndjekjet penale para gjyqeve kompetente janë masa më e përshtatshme për luftimin e krimit në përgjithësi, dhe do të ndikoj në preventivë edhe te të tjerët, dhe kjo mënyrë do t’iu jep mësim edhe të tjerëve që të punojnë në përputhshmëri  me ligjet sepse një kulturë e tillë që do të krijohet në të ardhmen, i nevojitet këtij vendi”, përfundo Hajrullah Tërnava.

Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të formohet edhe ligji i vettingut dhe i konfiskimit të pasurisë.

Ligj ky i shumë pritur në Kosovë, që do të mundësonte konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme të shumë zyrtarëve të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat