Pushtimi i Ukrainës/Kërkohet anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO

Politika

Pushtimi i Ukrainës/Kërkohet anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO

Arife Morina Nga Arife Morina Më 25 shkurt 2022 Në ora: 09:09
Ushtria e Kosovës

Anëtarësimit të Kosovës në NATO i është hapur një derë e re. Fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia e ka lëkundur gjeostrategjinë në Europë.

Tash mundësitë që Kosova ta arrijë këtë synim janë të mëdha. Kjo gjë mund të arrihet duke u bazuar në faktin se NATO-ja vazhdon të jetë e shqetësuar me rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Për mundësinë e anëtarësimit të shtetit tonë në NATO, ka filluar të shqetësohet edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ai thotë se Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtronte presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë njohur atë, pra ta njohin atë si shtet të pavarur”, thotë Vuçiqi. “Kjo do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe”, u shpreh më tej ai.

Ekspertët e sigurisë në prononcimet e tyre për gazetën “Bota sot” u shprehën se nëpërmjet anëtarësimit të Kosovës në NATO do t’ia pamundësonin Rusisë ndërhyrjen në rajonin e Ballkanit.

Shala: Ballkani është shndërruar në arenën e konfrontimit në mes Lindjes dhe Perëndimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat