Çka pritet të ndodhë në takimin e 18 marsit, juristi jep parashikimin, Kosova mos ta tolerojë këtë gjë!

Politika

Çka pritet të ndodhë në takimin e 18 marsit, juristi jep parashikimin, Kosova mos ta tolerojë këtë gjë!

Nga: A.SH Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:59
Foto gjatë takimit në Bruksel

Më 18 mars pritet të mbahet takimi i radhës mes Kossvës dhe Serbisë, në Ohër të Maqedonisë.

Nga takimi i kaluar i mbajtur në Bruksel (më 27 shkurt), Kosova u pajtua me planin evropian.

Për këtë takim ka folur edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë “gjithëpërfshirës dhe efikas”.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Dhe do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, ka thënë Kurti.

Juristi Muhmet Kelmendi ka komentuar mbi takimin i cili pritet të mbahet në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se dakordimi i palëve në takimin e i cili u mbajt në Bruskel pritet që të hedhet nënshkrimin dhe të bëhet marrëveshje ndërkombëtare midis dy vendeve.

Më 18 mars në Ohër është takimi tjeter nën udhëheqjen e UE-së midis z.Kurti dhe kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiq.

Takimi është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk sjelli nënshkrimin në plan, për t'u bërë Marrëveshje midis Kosovës dhe të Serbisë. Në Ohër mendohet të vehen firmat në plan të UE-së dhe kështu ajo shndërrohet në marrëveshje ndërkombëtare obligative. Pas kësaj fillon procedura për gjetjen e mjeteve dhe të mënyrave me marrëveshje tjera për zbatimin e marrëveshjes bazike të UE-së”, thotë ai.

Por, ai gjithashtu thotë se nëse bëhet marrëveshje ndërkombëtare do të kërkohen edhe objektiva për t’u arritur.

Në këtë marrëveshje kemi pikat e veçanta dhe objektivat që kërkohen të arrihen. Ato kërkohen të zbatohen në praktikë.

Në këtë anë, disa çështje janë të natyrës ekzistenciale për Republikën e Kosovës.

Këtu dua t'i përmendi disa çështje thelbësore:

1. Njohja reciproke e shtetit,

2. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë

3. Statusi i veçantë i kishës ortodokese serbe,

4.Lidhshmëria e këtij Asociacioni me shtetin serb,

5 Kompetencat e Asociacionit dhe organet në drejtim vertikal,

6. Çështja e reciprocitetit në raport me shtetit serb në çdo fushë, e sidomos, në fushën e të drejtave dhe të lirive nacionale dhe shoqërore e sociale dhe

7. Pozita e Republikës së Kosovës pranë organizmave ndërkombëtar.

Këto çështje duhet të analizohen me kujdes dhe kurrsesi mos të tolerohet ndonjë organizim a fushë ekzekutive që nënkupton një subjekt të ri shtetëror apo shkelje të parimit të reciprocitetit në raport me liritë dhe të drejtat kombëtare e shoqërore”, deklaron juristi.

Në fund, ai thotë se pozita e Republikës së Kosovës pranë subjekteve ndërkombëtare nuk duhet të varet nga shteti serb.

“As pozita e Republikës së Kosovës pranë subjekteve ndërkombëtare nuk duhet të varet nga shteti serb apo nga ndonjë çështje që nuk e kupton njohjen e Republikës së Kosovës në OKB. Në Ohër do të jenë pikat e planit që shndërrohen në marrëveshje me nënshkrim temë diskutimit, në mënyrë që marrëveshja të fillon të zbatohet. Me nënshkrimin e planit e UE-së bëhet plani Marrëveshje ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë. Akti i tillë i nënshkrimit e bënë atë obligative për palët”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat