“Kosova ka bërë lëshime të mëdha” - Shala: Ja pse nuk do të ketë kurrë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Politika

“Kosova ka bërë lëshime të mëdha” - Shala: Ja pse nuk do të ketë kurrë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Nga: M.L. Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:08
Takimi i Ohrit, 18 mars 2023

Kosova po vazhdon të përballet me sfida të shumta në procesin e shtet-ndërtimit. Dialogu me Serbinë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi.

Në këtë drejtim kompromiset me shtetin që ka shkaktuar dhunë e terror në Kosovë kanë qenë të vazhdueshme.

E përkundër luftës dhe gjenocidit të shkaktuar nga Serbia, kjo e fundit në shumë raste nga faktori ndërkombëtar është trajtuar si e barabartë me Kosovën e madje.

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Hafiz Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka përmendur lëshimet që i ka bërë Kosova ndër vite.

Sipas tij, me këtë mentalitet marrëdhënie normale Dardani-Serbi nuk do të ketë kurrë.

“Presidenti Biden, e di se kemi bërë lëshime aq të mëdha të cilësuara si diskriminim pozitiv, duke e aprovuar një Kushtetutë të stërholluar, duke e shndërruar shtetin nacional në atë multinacional, duke pranuar flamur i cili nuk mbanë simbolet kombëtare, duke e mos-pranuar atë të Dr. Ibrahim Rugovës, flamurin e Dardanisë, duke e mos-pranuar Himnin, i cili nuk është kombëtar përpos një fishkëllime qesharake, sikur t’u drejtohesh

Image
Hafiz Shala

Dhe, pas gjithë kësaj, viktima duhet të lëshojë pe e Serbia e Vuqiqit, e cila nuk i pranoi krimet, por tallet me to si me Masakrën e Reçakut, kur me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, kur bëhen homazhe pran tyre, nuk e gjen mundësinë e gatishmërinë për të kërkuar falje. Me këtë mentalitet, marrëdhënie normale Dardani-Serbi, kurrë nuk do të ketë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Shala ka rikujtuar vizitën e kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq në Prekaz, duke e bërë një krahasim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili në përvjetorin e epopesë së UÇK-së nuk shkoi tje.

Si mundet një Nikolla Sandulloviq, Kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, të vijë në Prekaz duke u përkulur para varrezave të Familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar, duke kërkuar falje në emër të serbëve të ndershëm dhe shkoi edhe më larg, duke e nënshkruar marrëdhënie më Partinë Republikane të Dardanisë, duke u deklaruar se e njeh Republikën e Dardanisë.

Për turpin kombëtar, Kryeministri Shqiptar, Edvin Kristaq Rama, në ketë Përvjetor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, nuk gjeti të arsyeshme që t’i vizitojë vendet dhe varrezat masive ku Serbia ushtroi gjenocid, më një delegacion shtetërorë, por ai heshtë.

Asnjëherë, nuk u deklarua rreth gjenocidit serb sepse, Vuçiqit do t’i mbetet hatri, mu ashtu sikur ai e vizitoi Shqipërinë në restaurantin ku duhej të drekonte Vuqiq, statuja e Adem Jasharit, u mbulua sepse, do ta prishte disponimin Vuqiqit. O zot, a po shef”, përfundoi Shala.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat