Grumbullimi i lëndëve në gjykata/ Juristi i ashpër, tregon pse po ndodh kjo, thotë se kjo ka një përgjigje!

Politika

Grumbullimi i lëndëve në gjykata/ Juristi i ashpër, tregon pse po ndodh kjo, thotë se kjo ka një përgjigje!

Nga: A.SH Më: 8 maj 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Juristi Muhamet Kelmendi në një pronocim për “Bota sot” ka folur mbi çështjen e grumbullimit të lëndëve në gjykata.

Sipas tij, 66 mijë lëndë të raportuara në Gjykatën Themelore të Prishtinës të pazgjidhura, është alarmante.

Sipas tij, 86 gjyqtarë sa janë, nuk del se vuan gjykata nga mungesa e tyre për të kryer punë.

“Shifrat e dhëna për lëndët e pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës prej 66 mijë lëndëve, është alarmante dhe tregon paaftësinë totale të të gjithë gjykatësve e gjyqëtarëve të punësuar. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nga numri i gjyqtarëve, 86 sa janë, nuk del se vuan kjo gjykatë për gjyqtarë në numër. Nuk është mjaft i madh numri i 86 gjyqtarëve, por as i vogël, që të kemi një numër prej 66 mijë lëndëve të pazgjidhura në këtë gjykatë. Për më tepër, kjo flet se gjyqtarët nuk kanë përgatitje profesionale të zgjidhin lëndët ose kanë interesa tjera. Nuk dihet sa është numri i përcaktuar i lëndëve që i ka një gjykatës për një muaj. Mirëpo, nëse janë 30 lëndë në muaj, një gjykatës/se i zgjedh rreth 400 lëndë në vit. Numri prej 86 gjyqëtarëve tregon se së paku 34 mijë lëndë në vit duhet të zgjidhen. Në kontekst të kesaj vërehet se gjykata as një të pestën e lëndëve në vit nuk i zgjidh. Është e pakapshme që të mendohet se në territorin e kompetencës lëndore të kësaj gjykate të ketë 30 mijë vepra penale a civile në vit", thotë ai.

Tutje, ai tregon pse po bëhet ky grumbullim i lëndëve të pazgjidhura, e që sipas tij, janë gjykatësit dhe gjyqtarët e vendosur në këtë gjykatë në lidhje familjare, me intervenime miqësore dhe me blerje të pozitës.

Andaj në drejtësi duhet të ketë Vetting sepse ndryshe nuk shërohet sistemi në Kosovë.

“Nuk besohet se janë mbi 10 mijë vepra penale dhe delikate civile në vit.

Pse pra ky grumbullim i lëndëve?

Këtu ka një përgjigje:

Këtu gjykatësit dhe gjyqtarët janë vendosur në këtë gjykatë në lidhje familjare, me intervenime miqësore dhe me blerje të pozitës. Natyrisht se ky kuadër i kësaj natyre me provime të fakultetit të dhënë me kopjime nëpër kolegje private a në atë shtetëror dhe me një provim të jurispodencës që nuk dihet se si e ka kaluar, nuk kanë aftësi profesionale për të kryer punë.

Lëndët grumbullohen dhe edhe nëse vendosen anulohen ose kthehen në rishqyrtim nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme e Kosovës. Ka raste që një lëndë në fushën civile, të punës, sociale a penale kalon dy deri në tri herë nëpër instanca gjyqësore, pa përfunduar në formën e prerë. Kjo për faktin se vendosen gabimisht ose nuk ka prova dhe dëshmi që sjellen gjithashtu nga prokurorët analfabetë (me falni për shprehjen) ose nga palët në fushën juridike civile, sociale dhe penale. Mbështetur në këto të dhëna është koha e domosdoshme për të intevenuar që dy shtyllat e sistemit të drejtesisë të shërohen. Pa i futur në riprovim prokurorët dhe gjyqtarët dhe pa e bërë VETTING-un, nuk shërohet sistemi në Kosovë. KGJK dhe KPK mund të "hidhërohen"! Është në të "drejtën" e tyre. Mirëpo vendi nuk mund të bëhet rob i disa anëtarëve nëpër këto këshilla ose të grupeve informale të interesit që të kemi çrregullime totale në sistem dhe padrejtësi. Kjo nuk tolerohet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat