Nesër zgjedhjet lokale në Shqipëri, analisti flet për befasitë/ Ja kush do të sjellë tensione

Politika

Nesër zgjedhjet lokale në Shqipëri, analisti flet për befasitë/ Ja kush do të sjellë tensione

Nga: Naile Ejupi Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore, ditën e djeshme partitë politike kanë mbyllur fushatën elektoriale në 61 bashkitë e vendit.

Kujtojmë se rreth 140 kandidatë të subjekteve politike si, Partia Demokratike; Partia Socialiste; Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; si dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të synojnë të marrin drejtimin e bashkive në gjithë vendin.

Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Teksa sot kjo ditë do të shërbejë për përgatitjen e bazës së materialeve zgjedhore dhe shpërndarjen e tyre në çdo skaj të vendit, të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.

Gjersa, politikanët e kanë ligjërisht të ndaluar që të bëjnë thirrje politike drejt zgjedhësve dhe të japin mesazhe politike, pasi kjo gjë është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor, analisti politik Ilir Vata thotë se zgjedhjet tashmë kanë përfunduar.

Në një prononcim për “Bota sot”, Vata thotë se nuk ka befasi në këto zgjedhje.

Sipas tij, opozita është e ndarë dhe ka humbur terren në reformë territoriale.

“Zgjedhjet kanë përfunduar, Berisha largohet nga politika dhe i dorëzohet drejtësisë Zgjedhjet vendore në Shqipëri kanë përfunduar, për sa i përket rezultatit përfundimtar, opozita e copëtuar do jetë humbësja e kësaj radhe në më shumë se 80% të bashkive. Pra nuk ka befasi, nuk prite ndonjë gjë e madhe, madje dhe ish-basionet e PD, janë në dilemë të bien. Sepse opozita është e ndarë, ka humbur terren në reformë territoriale, ka ndikuar opozita në prishjen e koalicioneve para zgjedhore, plus opozita ka në qendër një vorbull anti amerikanë të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili nuk ka emër në koalicion, por që është qendra e vorbullit të ciklonia ati perëndimor. Pra, në aspektin politik këto zgjedhje janë politikë, nga njëra anë Berisha për t’i bërë rezistencë Amerikës, duke demonstruar fuqinë me mbështetësit e tij, dhe nga ana tjetër mazhoranca që kërkon të nxjerrë Berishën të zbuluar”, shprehet Vata.

Image
Ilir Vata

Sipas tij, pritet që opozita të ketë shumicën në këshilla mbi 55 për qind, por jo befasi.

“Ajo që opozita do të marrë në terren janë votat politike, këshillat bashkiakë, pasi PS është e vetme dhe opozita ka krijuar disa hapësira elektorale. Janë një koalicioni i ballistëve futur në zgjedhje nga demokratë e rithemelimit të PD-së, po ashtu një tjetër koalicion me Shehun dhe Patosin, luftojnë për këshilla, madje demokratë e Berishës kanë futur në Zgjedhje në Tiranë edhe kreun e Partisë Komuniste, pra prite që opozita të ketë shumicën në këshilla mbi 55%. Pra nuk pritet befasi?”, pohon analisti.

Në anën tjetër, situata në Dibër të premten mbrëmje është përshkallëzuar, ku fillimisht kishte tentativë për blerje votash në qytetin e Peshkopisë nga eksponentët e Partisë Socialiste, ndërsa më vonë pas një debati verbal mes simpatizantëve të koalicionit opozitar dhe përfaqësuesve të PS-së në Maqellarë, gjatë largimit në shtëpi të të parëve për në fshatin Kllobcisht, nga makina me targë BX 495 CË, tipi Mercedes ML, ngjyra jeshile, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vata thotë se arma kryesore e opozitës janë tensionet. Sipas tij, zgjedhjet më shumë janë politike sesa vendore.

“Sa i përket tensioneve, kjo është arma kryesore e opozitës duke llogaritur humbjen. Ditë më parë në qytetin e Burrelit një grup gangësterësh të kandidati të koalicionit të Berishës rrahën në mes të qyteti mbështetësit e PS, punonjës të bashkisë. Raste u shënuan dhe në Dibër, në Himarë patëm një skandal. Pra Berisha do përpiqet të krijoje destabilitet zgjedhor, do përpiqe të mbush mendjen ndërkombëtarëve se janë vjedhur vota, dhe të gjithë këto i bashkohen humbjes përfundimtarë të Sali Berishës. Pas zgjedhjeve PD zyrtarë do të nis procesin e ri ngritjes pa Sali Berishën dhe kjo është dita e zgjimit të opozitës. Aktualisht, Berisha nuk ka emër në koalicion, nuk përdor simbolet e PD-së zyrtare të cilën ai e themeloi dhe mbete i përjashtuar, një fraksion i partisë së tij. SHBA e ka etiketuar atë non grata, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë dhe pas zgjedhjeve largohet përfundimisht nga politika dhe mund t’i dorëzohet drejtësisë. Këto zgjedhje janë më shumë politikë sesa vendore, sepse politika do të duhet të ndahet nga e shkuara dhe ky është një proces që sapo ka nisur”, shton Vata.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vëzhgojë zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri. Një delegacion i KQZ-së së Kosovës, në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati, do të shohin nga afër implementimin e teknologjisë në procesin zgjedhor në Shqipëri, veçmas identifikimin dhe votimin elektronik në tri bashki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat