Publicisti ngre alarmin/ Zbulon arsyen që mund të jetë “shkaktar” për formimin e Asociacionit - Përmend këtë shtet!

Politika

Publicisti ngre alarmin/ Zbulon arsyen që mund të jetë “shkaktar” për formimin e Asociacionit - Përmend këtë shtet!

Nga: M.Haziri Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka prezantuar në Bruksel një draft-vizion për rregullimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kurti theksoi se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar ishte fundametalisht i papranueshëm për Kosovën.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për "Republika Srbska" në Kosovë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicist Idriz Zeqiraj.

Ai u shpreh se për çëshjten e të zhdukurëve është arritur një ujdi mirëpo ajo për Asociacion ende jo.

Image
Idriz Zeqiraj

Në takimin e radhës Kurti-Vuçiq, biseduan për dy çështje: Çështja e të zhdukurëve me dhunë gjatë luftës dhe Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për çështjen e parë u arrit njëfarë ujdie, por ka një skepticizëm për një zgjidhje plotore reale. Sepse Serbia nuk është e gatshme të pranojë krimet pesë shifrore, të bëra në Kosovë. Ajo mundohet ta ruajë fytyrën edhe ashtu të nxirë”, u shpreh ai.

Më tej, Zeqiraj përmend inicatorwt qw kwrkuan krijimin e Asociacionit kundër Kosovës dhe se i njejti nuk duhet të krijohet e të pranohet asesi nga Kosova.

Opozita zhurmon se po barazohet krimi, ngaqë "nuk po përcaktohet vetëm Serbia, e cila ka vrarë e zhdukur viktima shqiptare". Por është thënë e përsëritur, në vijimësi, se "duhet të gjenden të gjithë të zhdukurit me dhunë dhe t`u kthehen familjarëve kufomat, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare e tjerë.

Çuditërisht, Asociacioni vazhdon jetë kryetemë e ndërkombëtarëve, që nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet. Ka një ngulmim, sa paradoksal, për të mos thënë idiotesk, dhe tërësisht kundër Kosovës. Dihet botërisht se minoritetet në Kosovë kanë të drejta, absolutisht, të garantuara dhe me shumësi e tepëri, jo vetëm në rajonin ballkanik, por edhe më gjerë”, thotë Zeqiraj.

Publicisti tutje parashtron pyetje pse duhet të jetë Asociacion të dytë në Kosovë.

Shtrohet pyetja, pse u dashka një Asociacion i dytë në Kosovë, kur veç kemi një Asociacion për shumicën shqiptare dhe pakicat tjera?! Pse u dashka një komunitet, në rastin konkret ai serb, të jetë më i privilegjuar, se sa komunitetet turk, boshnjak dhe rom, me degëzimet e tij ashkali, egjyptian?! Cila është ndërgjegja e ndërkombëtarëve, në veçanti, e ndërmjetësuesve, në dialogun shqiptaro-serb, të cilët kaq lehtësisht pranojnë kërkesën absurde të Serbisë, për Asociacionin për komunat serbe, qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, duke i diskriminuar tri komunitetet të lartëcekura, duke qenë të vetëdijshëm se po hendikepojnë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën”, shtron dyshimet publicisti.

Gjithashtu ngre hipotezën nëse shteti i Hungarisë mund të ketë lidhje me ndodhit e fundit, pasi nuk i është shprehur mirënjohje aq sa duhet.

“Kosova nuk ka qenë kurrë e Serbisë. Përmes Fuqive të Mëdha, duke përfituar nga gjeopolitika, qysh në Kongresin e Berlinit, në shekullin e 19-të, territore të mëdha tokësore iu dhanë fqinjëve lakmiqarë! Në vitin 1912 e mori me luftë dhe në Konferencën e Londrës, më 1913, përsëri përcaktuese ishte gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe Kosova shërbeu si kusuritje në llogaritë e tyre. Ishte vullneti i Perandorisë Austro-Hungareze, që krijoi shtetin shqiptar. Për çudi, për Austrinë është shprehur, gjithëherë, mirënjohje. Ndërsa më pak është treguar përkujdesje e mirënjohje për Hungarinë! Mos vallë, qendrimet e sotme anti-Kosovë të shtetit hungarez, është kjo hatër-mbetje”, potencon ai.

Në fund, Zeqiraj përmend opozitën e Kosovës e cila iu bashkua ndërkombëtarëve dhe Serbisë krijimin e Asociacionit në Kosovë.

Në vitin 1999, Kosovën e çliroi NATO-pakti, përkatësisht, Amerika me aleatët e saj. Pra, Serbia me luftë e pushtoi Kosovën dhe me luftë e humbi atë. Skajmërisht e habitshme, çliruesit faktik të Kosovës, shpëtuan popullin e saj nga genocidi serbo-sllav dhe tani, pas tej dy dekadave kërkojnë ta bëjnë Serbinë hisedare në qeverisjen e Kosovës!?

Opozita e Kosovës, e frustruar nga fitorja enorme zgjedhore e Vetëvendosjes, dhe të gjitha sondazhet e nxjerrin përsëri të parë, madje larg subjekteve tjera politike, iu bashkua ndërkombëtarëve dhe Serbisë, duke aprovuar krijimin e Asociacionit, ende pa u prononcuar Qeveria e Vetëvendosjes! Sepse u tha troç se "Asociacionin e bëjmë ne, edhe pa Kurtin dhe partinë e tij! Edhe tradhtia ka emër”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat