Zgjedhjet në Shqipëri/ Profesori ka një apel për votuesin shqiptar: Mos i votoni këta tre presona

Politika

Zgjedhjet në Shqipëri/ Profesori ka një apel për votuesin shqiptar: Mos i votoni këta tre presona

Nga: A.SH Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Sot (14 maj) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet lokale.

Procesi zgjedhor u raportua të ketë nisur me porbleme teknike, e madje edhe me dhunë ndaj kandidatëve.

Analisti Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka bërë thirrje për qytetarët që të votojnë sepse vota është e shenjtë dhe nuk i jepet çdokujt.

Sipas tij, Sali Berihsën, Ilir Metën dhe Edi Ramën, shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabim që të votojnë sërish.

“Votues të dashur sot është një ditë e veçantë për ju, keni festë sepse votimi është një lloj feste.

Nuk është krejt njësoj se kujt do t’ia japësh votën. Vota nuk i jepet çdo kujt, sepse vota është e shenjtë.

Për 30 vite të transicionit të sorollatur dhe asnjëherë të përfunduar sepse deri më sot:

-ju ua dhatë votën atyre që se meritojnë,

-ju ua dhatë votën atyre që ju injoruan,

-Ju ua dhatë votën atyre që ju vodhën, ju plaqkitën dhe u pasuruan,

-Ju ua dhatë votën atyre që ju konsideruan për asgjë,

-Ju ua dhatë votën atyre që ju lanë ne varferi ekstreme,

-Ju ua dhatë votën atyre që për një kafshatë buke të vdesin fëmijtë e juaj,

-Ju ua dhatë votën atyre që ju detyruan të largoheni ta lëshoni atdheun,

-Ju ua dhatë votën e Juaj oligargëve, bastardëve të kombit e me pastaj ju flakën rrugëve,

-Ju ua dhatë votën atyre që më shumë anonin kah Serbia vrastare e shqiptarëve se sa nga Kosova të cilët tentuan që Kosovën përsëri ta fusin nën tutelen e Serbisë

-Ju ua dhatë votën atyre që më shumë e kishin vllazni Vuçiqin se sa vëllezërit e juaj në Kosovë, dhe po vazhdojnë t’i kenë.

Pra, mos i votoni këta këtu në këtë foto, janë ata që e qitën Shqipërinë në gjunjë, nuk e la të shihnin dritë pas një periudhe të errët diktatoriale të Enver Hoxhës, që ju vodhën dhe e plaqkitën për 30 vite me radhë që pasurisë së tyre as fijën e fundin nuk ia din”, thotë ai.

Image
Berisha, Meta, Rama

Ai përsërit se vota është në dorën tuaj, dhe mos e lejoni të shtitet e stërshitet.

"Sot ju të dashur qytetarë të Shqiprisë po votoni përseri. Vota është në duart e Juaja, mos lejoni që ajo përsëri të keqpërdoret të shitet e stërshitet.

Sot ju jeni vetvetja, sot ju duhet të votoni për vetveten për ardhmërinë e Shqiperisë dhe të fëmijëve të juaj. Sot ju nuk duhet t’i votoni përsëri ata bastardët, injorantët që ju poshtëruan për këto 30 vitet, Sot ju duhet t’i zgjidhni më të mirët, më të devotshmit, me atdhetartë që e don më shumë Shqipërinë se sa Serbinë.

Sot ju duhet t’ua jepni votën atyre që janë për Shqipërinë, të atyre që i doni dhe ju duan që luftojnë për interesat e popullit e jo për të tyre. Dilni të votoni masovikisht që sot të largoni të keqen, bastardën nga vota e vuaj, sespe ju e meritoni një trajtim më të mirë. Urime vota, sot votoni dinjitetshëm dhe me mend për fatin e Shqipërisë”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat