SHBA me mesazh të qartë për Asociacionin, eksperti i sigurisë tregon se çka mund të ndodhë

Politika

SHBA me mesazh të qartë për Asociacionin, eksperti i sigurisë tregon se çka mund të ndodhë

P.Rudi Nga P.Rudi Më 19 maj 2023 Në ora: 07:51
Raportimi i Chollet dhe Escobar para Senatit

Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garancen se nuk do të ketë Republika Srpska në Kosovë në rast të formimit të Asociacionit.

“Asociacioni është një marrëveshje që është bërë para 10 vjetësh. E rëndësishme është që ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shërbimet e barabarta dhe t’u dëgjohet zëri dhe që serbët e veriut të jenë më pak të lidhur me Beogradin. Ne nuk do të pranojmë dhe as nuk do të mbështesim asgjë që mund të krijojë një republikë serbe. Ajo që po shikojmë është se si mund të jetë i pranueshëm Asociacioni për të dyja palët”, ka thënë Chollet.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës.

Image
Drizan Shala

“Duhet shkuar me lartë se të gjithë po e potencojnë që duhet të kemi një ASK sipas kornizave kushtetues. Por është një argument i fuqishëm që deleguarit e procesit të bisedimeve kanë potencuar që Kushtetuta nuk është bibël e as kuran dhe ka mundësi të kemi ndryshime”, shprehet Shala për “Bota sot”.

“Pra ASK nuk do të jetë antikushtetuese sepse Kushtetuta e Kosovës do të ndryshojë, duke adaptuar atë më normative përcjellëse dhe si kundër shpërblim do të jetë heqja e Kosovës nga Kushtetua e Serbisë”, thekson Shala.

Më tej, ai thotë se SHBA ka dhënë sinjalin e qartë sa i përket formimit të Asociacionit në Kosovë.

“Nesër gjatë procesit të betimit nuk do të kemi situatë të pakontrolluar në aspektin e sigurisë, por situata do të prodhojë një hapësirë të re politike të cilat do të qojnë një proces normal politik të brendshëm në fushën ndërkombëtare. Pra nëse do të kemi ndryshime ne nivelin që preket bazamenti i Kosovës pa ato kushtetuese, SHBA kanë bërë të qartë që ASK do të ketë formatin e saj brenda normatives duke vendosur firmën e saj në zbatimin e aneks marrëveshjes në Ohër por edhe gjithë kompleksitetin e planit evropian”, shprehet Shala.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e sinqertë në raport me partnerin tonë të vetëm strategjik, që mos të behet ndonjë lojë mbrapa garancive të ardhur nga SHBA dhe vendin ta qojnë në zgjedhje të parakohshme, duke prishur mundësinë e zbatimit të politikave garantuese shtet formuese të SHBA për Kosovën”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat