Flamuri i Kosovës valon në veri, alarmoi bishat kriminale të Vuçiqit

Politika

Flamuri i Kosovës valon në veri, alarmoi bishat kriminale të Vuçiqit

Nga: N. Shaqiri Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:10
Flamuri i Kosovës

Erden Atiq, tashmë është betuar dhe do të jetë kryetari i komunës së Mitrovicës veriore.

Sot kur është betua Atiq, në komunën e Mitrovicës është valvitur edhe flamuri i Kosovës.

Kjo ngjalli reagime edhe tek liderët politik në Serbi.

Megjithatë ky është një fakt, që në komunën e Mitrovicës veriore do të valoj flamuri i Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Binak Maxharraj, konsideron se po të ishte Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhikut, një Zot e di se kur do të vendosej që të valon në veri.

Sipas tij, këta politikanë ndiqnin një politikë destruktive pro serbe për veriun.

“Askush, bile as skeptikët më të medhënjë nuk kanë paramenduar se duke e pas parasysh situatën e brishtë në veri për tri dekada kanë dominuar kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit dhe korrupcioni sipas direktivave nga Beogradi. Por, sot kjo ndryshoi, për herë të parë në veri u vendos të valojë flamuri i Kosovës. Kjo u arrit në saje të vendosmërisë së udhëheqjes së re të Kosovës e vendosur të vë sovranitet, sepse sovranitet nuk ka atje ku nuk valon flamuri i vendit”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, kjo ndodhi me rastin e zgjedhjeve të reja në veri me pëlqimin e QUINT-it, në krye me Amerikën, anipse serbët ng Lista Serbe vegla të Vuçiqit me direktivën e tij i bojkotuan zgjedhjet.

“Por edhe pas shtyrjes së zgjedhjeve ato u mbajtën me 23 prill 2023 krejtësisht legjitime ku sot për hërë të parë edhe u inaugurua kryetari në Mitrovicën e veriut Erden Atiq, i cili tha se do të punojë pët të gjithë pa marrë parasysh etninë. Kjo është një punë e udhëheqjes së re të Republikës së Kosovës që sot flamuri po valon edhe në këtë pjesë të vendit. Por sot gjithashtu, bishat dhe veglat e Vuçiqit, kriminelët dhe bandat kriminele janë të shqetësuar kur për herë të parë po e shohin duke valëvitur flamuri i Kosovës edhe në veri”, shton ai.

Profesori pohon se këtë s’e kanë paramenduar kurrë.

“Po të dëgjoheshin krerët e opozitës si Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, flamuri i Kosovës një Zot e di se kur do të vendosej që të valon në veri, sepse ata ndiqnin një politikë destruktive për veriun në stilin “mos të ia prishim rahatin serbe dhe Vuçiqit””.

“Rreth vendosjës së flamurit të Kosovës në veri deri më tani iu është mshelë goja liderëve të opozitës, sigurisht ata po presin ndonjë urdhër të Vuçiqit për ndonjë eskalim të situatës. Po, duke e pa flamurin të valojë në veri i fiqishëm ishte reagimi i Rada Trajkoviçit, këshilltare në qeverinë e Kosovës duke iu drejtuar serbëve të veriut që të mos instrumentaliozohen nga ata qe “po u lekundët pushteti në Beograd” duke vazhduar se vendosja e flamurit në veri është rezultat i politikës katastrofike të Beogradit”, thekson Maxharraj.

Ai tutje shton se, Trajkoviq në reagimin e saj u ka thënë serbëve të veriut se ata duhet të jetojnë në Kosovë në paqe dhe mos të ndjekin politikën katastrofike të presdientit Vuçiq.

“Ndoshta nga smira e vendosjës së flamurit të Kosovës në veri me kërkesën e presidentit Vuçiq, Borrel dhe Miroslav Lajçak do të shkojnë natën për t’i hjekë sepse edhe këta si Vuçiq nuk mund të shohin dhe paramendojnë që flamuri i Kosovës të valojë edhe në Veri”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat