“Kokat e rrezikshme të së keqes serbe duhen këputur e izoluar”, analisti vjen me thirrje për Qeverinë

Politika

“Kokat e rrezikshme të së keqes serbe duhen këputur e izoluar”, analisti vjen me thirrje për Qeverinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 qershor 2023 Në ora: 17:57
Aleksandar Vuçiq

Dyshohet për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviç, i cili ishte arrestuar të martën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar zëdhëndsja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën, i pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”, ka thënë Gashi.

Arrestimi i tij ka sjellë reagimin e serbëve në veri, duke organizuar përsëri protesta për lirimin e tij, ndërsa Serbia është “hakmarrë” me arrestimin e tre policëve nga Kosova.

Duke komentuar arrestimin e Milenkoviçit, analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se Qeveria e Kosovës dhe policia duhet të ndjekin ashpër e fuqishëm edhe organizatorët e tjerë serbë.

“Çdo shtetet serioz do vepronte në këtë mënyrë, çdo kund kapen, arrestohen, burgosen e akuzohen organizatorët e sulmeve ndaj policisë së shtetit e ushtarëve të KFOR-t, NATO-s etj., asnjë shtet në botë nuk do lejonte që demostruesit e rebeluar të sfidojnë, maltretojnë, sulmojnë, plagosin e terrorizojnë qeverinë e shteteve të tyre në ketë mënyrë si me protestuesit dhunues serbë në veri. Të keqes serbe në veri duhet dalë përpara për t'ia ndalur hovin se për ndryshe kjo e keqe fuqizohet aq sa mund ta copëtojnë veriun e Kosovës. Në këtë rast jo vetëm një prej organizatorëve të sulmeve në veri, Milun Milenkoviç të arrestohet, por qeveria së bashku me policinë e Kosovës duhet të ndjekin ashpër e fuqishëm edhe organizatorët tjerë serbë të cilët rrezikshëm cenojnë mëvetësinë e Kosovës”, shprehet Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, kokat e rrezikshme të së keqes serbe duhet këputur duke i izoluar.

“Kokat e rrezikshme të së keqes serbe duhet këputur e izoluar se për ndryshe kaosi i veriut do përhapet në tërë territorin e Kosovës, e keqja e Kosovës është brenda dhe si e qysh duhet larguar, kontrolluar e ndjekur për t'i arrestuar me kohë sa nuk është vonë, për ndryshe nëse policia e Kosovës nuk ju rri para e përballë për t'ua këputur kokat kriminelëve atëherë veriu do kontrollohet nga serbët e Vuciqit për të sulmuar dhe më keq e ashpër policinë, qeverinë dhe shtetin e Kosovës. Po qe se nuk kapen kriminelët atëherë metastaza nacionaliste e shoviniste serbe do përhapet dhe më gjerë përtej veriut. Nëse qeveria e Kosovën nuk ushtron rendin dhe ligjet në ketë pjesë atëherë pa mëdyshje Serbia do fut rendin dhe ligjet e veta serbe”, pohon analisti.

Mehazi shpreh habi me mos reagimin e ndërkombëtarëve pas arrestimit të serbit, gjersa shton se mos ndoshta kjo zonë me shumicë serbe konsiderohet kurorë e krimeve banditiste jo vetëm për serbët.

“Është për t'u çuditur se pse për këto sulme të përditshme serbe në veri nuk reagojnë të SHBA-së e BE-së, pse evropianëve e amerikanëve ju dhimbset veriu të mos udhëhiqet nga qeveria e Kosovës, mos ndoshta kjo zonë me shumicë serbe konsiderohet kurorë e krimeve banditiste jo vetëm për serbët, Vuçiqin e opozitën milionëshe eurosh të Kosovës, por ndoshta pasurohen edhe këta të EULEKSI, KFORI-t e NATO në këtë zonë të egër e të pakontrolluar nga qeveria e Kosovës. Mos ndoshta kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk ju shkon për shtati për shkak se ua ndal taxhinë pasurore edhe evropianëve e amerikanëve?”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat