“Kosova dhe Shqipëria e kanë obligim ta mbrojnë Kosovën Lindore”/ Analisti ka edhe disa fjalë për Edi Ramën

Politika

“Kosova dhe Shqipëria e kanë obligim ta mbrojnë Kosovën Lindore”/ Analisti ka edhe disa fjalë për Edi Ramën

Nga: A.SH Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Analisti politik, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sto” ka komentuar mbi arrestimin e producentit dhe aktorit nga policia serbe në Bujanoc.

Ai ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur ëshhtë një paragjykim I përkatësisë etnike shqptare dhe sipas tij është një segregacion.

"Më datën 10 qershor në Shtëpinë e Kulturës në Bujanocit, Krahinës shqiptare u ndaluan të shfaqeshin dy filma shqiptarë ,,Heshtja që vret” dhe ,,I pabesi”, me këtë rast Policia Serbe me vendim të Prokurorisë përveç që i ndaluan edhe i morën dhe arrestuan Producentin Gani Veseli dhe drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Bujanoc Jetmir Ismaili.

Sjellja dhe ndalimi i Policisë gjatë trajtimit si të ishin kriminel e jo njerëz të kulturës e artit.

Llogarite se ku jetojnë qytetarët e kësaj krahine, në çfarë trajtimi e tretmani, ndalimi i shfaqjes së këtyre dy filmave është një thellim i vazhdim të diskriminimit edhe në kulturë e artë. Ku veprim është një paragjykim ndaj përkatësisë etnike shqiptare, dhe është një segregacion.

Në Krahinën shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, ju mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me ligj përdorimin i simbolit tonë kombëtar shqiptar flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror. Më një fjalë: Janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo krahinë është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.

Duke i diskriminuar popullatën autoktone të kësaj krahine me shumicë dhe territor kompakt, Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rreth Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, shqiptarët në Luginë, janë të diskriminuar dhe, andaj thotë se Edi Rama I cili takohet me presidnetitn Vuçiq duhet të ngrisë këtë çështje.

Tutje, shton se KOsva dhe Shqipëria e kanë obligim moral ta mbrojnë Luginën, madje të miratojnë edhe deklarta në parlamentet e tyre.

"A eshte koha e fundit qe bashkesia nderkombetare te merret me keqtrajtimin e shqiptareve te Lugines?

Të diskriminuar jemi kudo sepse çështja e kësaj krahine shqiptare, përkundër referendumit të mbajtur me datën 1 e 2 Mars 1992, plus kryengritjes së armatosur ku Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, jo vetëm nuk është zgjidhur por është përkeqësuar dukshëm dhe pret të zgjidhet.

Për të zgjidhur këtë çështje të shqiptarëve të krahinës sonë, përkundër alarmimit e sinjalizimit në opinion të Kosovës, nuk pritët dhe nuk shihet ndonjë zgjidhje. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, në takime me Presidentin e Serbisë, është dashur të ngrit e të shtroj lidhur me diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.

Tirana dhe Prishtina zyrtare, kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues që të mbrojnë këtë krahinë shqiptare.

Do të duhej Parlamenti i Shqipërisë dhe Parlamenti i Kosovës të miratojnë edhe deklarata për këtë çështje.

Ndalimi për shfaqjen e dy filmave shqiptarë në Shtëpinë e Kulturës në Bujanocit ,,Heshtja që vret” dhe “I pabesi”, dhe arrestimi i producentit Gani VESELI dhe drejtorit të Shtëpisë së Kulturës Bujanoc Jetmir Ismaili, është një arsye më shumë se diskriminimi është momenti i fundit të ngritet, shtrohet e diskutohet në instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-ës", përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat