Rrezik për luftë të re në Kosovë, flasin ekspertët e sigurisë: Situata është e rënduar, Serbia mund të shkatërrohet

Politika

Rrezik për luftë të re në Kosovë, flasin ekspertët e sigurisë: Situata është e rënduar, Serbia mund të shkatërrohet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 qershor 2023 Në ora: 21:52
Një ushtar amerikan i NATO-s duke ecur nëpër një rrugë të bllokuar nga serbët lokalë.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa tanimë kanë filluar të vijnë edhe deklarata të tipit “luftë e mundshme”.

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke folur rreth mundësisë sesi do të rrjedhin gjërat në veri, nuk ka përjashtuar as bombardimin e Prishtinës.

Sipas tij, nuk mund të bombardohet Beogradi para Prishtinës, çka do të thotë se nëse ndodh e para, tani realizohet e dyta.

Në një paraqitje në studio televizive shqiptare, opinionisti shtoi edhe për ndikimin amerikan në vendin tonë, duke thënë se nuk ka kryeministër ose president që konfirmohet pa miratimin e tyre.

Mos e përjashtoni këtë mundësi, që Prishtina të bombardohet nga Serbia, e pastaj Beogradi të bombardohet nga NATO sërish. Unë nuk po vë bast që do të të ndodhë, por mos i përjashtoni”, ka deklaruar ai.

Serbia i ka ende të freskëta bombardimet dhe luftën nga NATO-ja”

Ekspertët e sigurisë thonë se mundësia e përsëritjes së një lufte është e zbehtë pasi nëse do të ndodhte kjo do të thotë të mos ekzistonte apo të shkatërrohej e gjithë Serbia.

Sipas tyre, situata në terren është bukur e rënduar.

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, thotë se nëse Beogradi mund të nis luftë atëherë KFOR-i si garantues i sovranitetit të Kosovës do ta shkatërronte atë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Situata konfliktuoze tani e krijuar në veri të Mitrovicës me provokime dhe sulme të ndryshme që po bëhen nga ana e serbëve ndaj institucioneve të Kosovës, po e acaron situatën politike që me vite të tëra, edhe që po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, e sidomos me marrëveshjen e arritur në Ohër, që e kishte qëllimin që mos ta pengojnë asnjëra palë tjetrën që të vazhdojnë rrugën e anëtarësimeve në institucionet ndërkombëtare dhe anëtarësimin në BE dhe sigurisht njohjen reciproke si qëllim të fundit. Serbia i ka ende të freskëta bombardimet dhe luftën nga NATO-ja në vitin 1999, edhe ato intervenime qe e detyruan ta nënshkruajë edhe kapitullimin e saj me marrëveshjen e Kumanovës, prandaj vlerësimet se mund të përsëritet një luftë e sulmeve nga ana e Beogradit ndaj Prishtinës janë të zbehta dhe një sulm i tillë do të thotë mos ekzistim apo shkatërrim i tërësishëm i Serbisë nga ana e NATO-s, sepse KFOR-i edhe sot është garantues i sovranitetit të Kosovës po në ata kufij kushtetues të vitit 1974, e kur dihet se KFOR është pjesë përbërëse e NATO-s”, shprehet Tërnava.

Në anën tjetër, Serbia është duke u bërë thirrje rezervistëve për stërvitje ushtarake.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka publikuar një orar për ftesën e qytetarëve të Serbisë të cilët janë rekrut nga forca rezervë për të shpallur orarin dhe stërvitjet ushtarake në territorin e Drejtorisë për Obligime të Mbrojtjes. Detyrimet për të shërbyer në forcën rezervë kanë rekrutët që kanë kryer shërbimin ushtarak, të cilët e kanë rregulluar detyrimin për shërbimin ushtarak në një mënyrë tjetër, si dhe rekrutët gra që mbahen në evidencë.

Rekrutët në rezervë mbahen në evidencë si oficerë rezervë, nënoficerë rezervë dhe ushtarë rezervë.

Sipas Tërnavës, ajo ship lufta speciale ndaj Kosovës dhe angazhon rezervistët në stërvitje ushtarake si luftë speciale që e ka për qëllim që popullatën e saj serbe ta bind se Vuçiqi ka për qëllim që Kosovën ta përvetësojë.

Lufta që po zgjat mbi një vit e katër muaj në mes të Rusisë dhe Ukrainës, të cilin agresion rus e përkrah vetëm Serbia, i vetmi shtet i Evropës e që të gjitha gjasat janë se edhe atë luftë do ta humb Rusia, tani Serbia gjendet në situatë të tillë të vështirë sikur ajo, prandaj ajo tërë kohën shpik lufta speciale sidomos ndaj Kosovës që e ka të vetmin qëllim për ta përvetësuar pjesën e veriut të Kosovës, prandaj në mënyra të ndryshe i angazhon rezervistët në stërvitje ushtarake si lufta speciale që e ka për qëllim që popullatën e saj serbe ta bind se Vuçiqi e ka për qëllim që Kosovën ta përvetësoj si pjesë të veriut që në të kaluarën me ish politikanë që ishin atëherë në pushtet gati patën arrit një marrëveshje të tillë, marrëveshje që me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit ato janë inekzistente, sepse edhe bota po e kupton që me faljen e atyre pjesëve të veriut të Serbisë, edhe në Kosovë do të ndodh një “Srpska Republikë” si në BH, e që jo vetëm Kosovës por tërë Ballkanit do t’i shkaktojë lufta të përhershme, prandaj kjo Qeveri në bashkëpunim me ndërkombëtarët po insiston që të arrijë marrëveshjen e njohjes reciproke me Serbinë dhe ta vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimeve në BE dhe institucione tjera ndërkombëtare”, thekson Tërnava.

Konflikti nuk është zgjedhja

Ndërsa, eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë se situata në terren është bukur e rënduar.

Image
Drizan Shala

Ai përmend dy faktorë që mund të çojnë në eskalimin e situatës.

Situata e sigurisë në Kosovë qe trazuar që nga vendimi politik në shtator të vitit 2021, por që u përkeqësua në korrik/gusht 2022 deri në situatën ku patëm bllokim të rrugëve në fund të muajit dhjetor 2022. Ndërsa që nga veprimet revolicionare të serbëve në veri të vendit më derektivat të Beogradit duke lënë boshe institucionet tona përmes sabotimit politik. Tani që nga procesi i mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit dhe deri në situatën aktuale mund të themi që gjendja e sigurisë në terren është bukur e rënduar mos të themi deri në një përmes eskalimi të gjere të shkaktuar nga dy faktorë: 1. Ai politik duke mos u koordinuar dhe informuar partnerët për veprimet nga qeveria aktuale në veri 2. Duke rikthyer dhe luftuar e zbatuar ligjshmërinë në veri ku kjo e fundit është legale dhe legjitime por që ndërhyrja e pikës politike po shkakton situata të tilla”, deklaron Shala.

Ai kërkon vigjilencë, duke mos lënë që veriu i Kosovës të përfundojë si Palestina apo Belfast në Irland.

Në rast se nuk do të jemi vigjilent nga niveli politik mund të përfundojmë po e ritheksoj mund të gjendemi para një situata të atillë që veriu të rrëshqas si Palestina apo Belfast në Irland ( 1960-1998 ). Prandaj konflikti nuk është zgjedhja dhe rruga të cilën Kosova e ka ndërtuar përgjatë 23 vite dhe pas ‘99 dhe 15 vite të pas shpalljes se pavarëisë apo 12 vite të shtrirjes së incidentit në veri të vendit”, përfundon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat