Eksperti i sigurisë flet për kidnapimin e policëve të Kosovës – ka këtë paralajmërim!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për kidnapimin e policëve të Kosovës – ka këtë paralajmërim!

Nga: M.Haziri Më: 18 qershor 2023 Në ora: 15:11
Hajrullah Tërnava

Sipas një njoftimi të policisë “në mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare me Serbinë në veri të Kosovës”.

Në njoftim thuhet se “njësia patrulluese e kufirit ishte me detyrë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimin e policëve të Kosovës e kanë dënuar edhe ndërkombëtarët duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, por që të njejtit nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë iu shqiptua të premten masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, por tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e saj.

Eksperti i sigurisë tjetër, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që rasti i ndodhur me policët e Kosovës ishe shkelje e Rezolutës 1244 si dhe marrëveshjes së Kumanoves të kapitullimit të Serbisë neni i katër (4).

Rasti i ndodhur në kufirin me Serbinë pikërisht tek Leposaviqi-Leshak ku është kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një agresion ndaj territorit të Kosovës dhe me këtë Serbia bëri shkelje të Rezolutës 1244 si dhe marrëveshjes së Kumanoves të kapitullimit të Serbisë neni i katër (4). Policët në detyra të përditshme rreth kufirit të Kosovës që në numër ishin tre, si rëndomt ishin në kryerjen e detyrës së tyre, dhe në një moment të rëndomtë ndodhi arrestimi tinzar i përgatitur nga policia serbe. Që ishte përgatitur për këto arrestime si në shenjë hakmarrje për burgosjen e Milenkoviqit-Lluno i burgosur nga policia e Kosovës para disa ditëve në veri të Mitrovicës, për veprat kriminale të shumta që i ka krye në veri të Mitrovicës”, shpjegon eksperti.

Më tej, Tërnava shtoi që rasti i ndodhur në fjalë ka mundur të ishte më i ashpër sikur Policia e Kosovës t’i përdorte armët e saja ndaj policisë serbe.

Tani Serbia mundohet që opinionin me e mashtruar se kinse policia e Kosovës ka bërë shkelje të territorit të Serbisë, dhe policët në fjalë janë burgosur afër një fshati të qyteti Rashka në brendësi të Serbisë, që është larg kufirit të Kosovës rreth 40 km, prandaj edhe ky arsyetim e demanton realitetin e ndodhjes të rastit, sepse duke e ditur rrjedhat e situatave dhe marrdhënieve me Serbinë, ska polic i Kosovës që del në territorin e Serbisë. Rasti i ndodhur në fjalë ka mundur të ishte më i ashpër sikur Policia e Kosovës t’i përdorte armët e saja ndaj policisë serbe, mirëpo edhe sikur t’i kishte përdorur armët, ky përdorim do të ishte në përputhshmëri me ligjet e Kosovës në mbrojtje të territorit të Kosovës”, thekson ai.

Në fund, eksperti i sigurisë nënvizoi që është koha tani që institucionet ndërkombëtare të intervenojnë për këtë rast dhe të kontribojnë që njerëzit-policë të paraburgosur sa më parë të lirohen dhe t’i kthehen familjarëve të tyre.

Është koha tani që institucionet ndërkombëtare të intervenojnë për këtë rast dhe të kontribojnë që njerëzit-policë të paraburgosur sa më parë të lirohen dhe t’i kthehen familjarëve të tyre, si dhe Amerika me BE ta kërcënojnë Serbinë se me këto qëndrime të deritashme ndaj çështjes së Kosovës që po zgjatë me vite të tëra, që nga mbarimi i luftës e deri më tani, t’i jepet fundi rreth konfliktit, që zgjedhja të ndodhë sa më parë sikur që u pajtuan me marrëveshjen e Ohrit, dhe nëse nuk ndodhë kjo, shtetet në fjalë që kanë investuar në Serbi para të shumta, t’i caktojnë sanksione ekonomike ndaj Serbisë, si kusht të pajtimit dhe njohjeve reciproke mes veti”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat