Sulmi kriminal ndaj gazetarëve në veri/ Analistët: Mos-intervenimi i organeve të rendit është papërgjegjësi

Politika

Sulmi kriminal ndaj gazetarëve në veri/ Analistët: Mos-intervenimi i organeve të rendit është papërgjegjësi

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 18 qershor 2023 Në ora: 17:23
Sulmi ndaj gazetarëve

Gjatë ditës së premte në veri eskaloi situata nga protestuesit serbë. Pamjet treguan se si ata protestues sulmuan gazetarët, madje edhe i lënduan fizikisht.

Këtë akt të tmerrshëm, e dënuan të gjithë, vetëm KFOR-i që ishte edhe prezet, reagoi një ditë më pas.

Ata bënë thirrje që të përmbahen dy palët dhe se liria e shprehjes duhet të respektohet nga të gjithë.

Liria e medias dhe liria e shprehjes janë vlera fundamentale që duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna e mëtejmë apo nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më shumë situatën dhe të sigurojnë që mediat të mund të bëjnë detyrën e tyre fundamentale në mënyrë të sigurt”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Mehmeti: Fatkeqësisht KFORI ka dështuar, dikush duhet të jap përgjegjësi

Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, KFOR-i në veri më tepër ka bërë sehir.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ai nuk ka kurrfarë justifikimi, sepse është i ngarkuar për ta bërë detyrën siç duhet.

Fatkeqësisht KFOR-i ka dështuar në veri përballë bandave serbe, jo vetëm në rastin e gazetarëve. Që nga fillimi i tensioneve atje, KFOR-i më tepër ka bërë sehir.

E papranueshme mos reagimi i tyre në mbrojte të gazetarëve duke i lënë ata në mëshirë të bandave, por sikur të ndodhte larg qoftë ndonjë gjë fatale për gazetarët. KFOR-i s’po e kryen punën për çka është ngarkuar, nuk ka jusftifikim këtu tregues i sati është, kur është në pyetje jeta e njeriut duhet të veprojë. Fatkeqësisht KFOR-i ka dështuar, dikush duhet të jap përgjegjësi”, deklaron Mehmeti.

Kelmendi: Lufta kundër krimit dhe veprave terroriste është detyrë e çdo subjekti në Kosovë

Image
Muhamet Klemendi

Profesori Muhamet Klemendi, thotë se Polcia e Kosovës, ELUEX dhe KFOR-i kanë për detyrë ruajtjen e rendit, duke shtuar se çdo vepër kriminale luftohet.

Rendi dhe siguria në Kosovë është në kompetencën e organeve të shtetit të Koso2vës. Të tri subjektet e sigurisë në Kosove, Policia e Kosovës, Policia e EULEX dhe KFOR-i, kanë detyrë ruajtjen e rendit. Policia e Kosovës mban përgjegjësinë kryesore.

Çdo vepër e ndaluar luftohet. Kështu është edhe reagimi për sulmet serbe ndaj gazetarëve të Kosovës. Mirëpo, çështja nuk është te reagimi, por të puna për të sunduar ligji dhe për të siguruar jetën e personelit zyrtar dhe të tërë qytetarëve në vend”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se mos intervenimi është papërgjegjësi.

Sipas tij, nuk ka reagues të parë, të dytë e të tretë, foraca e atij subjekti që është në vend të ngajres duhet të reagojë për parandalimin e dhunës dhe sulmeve.

Veprimet e bandave kriminale serbe kundër gazetarëve të Kosovës janë vepra të rënda penale. Cilindo organ, policia e vendit a EULEX, KFOR etj, janë të detyruar për të interevenuar kur ndodhet rreziku për jetë, siç ishte sulmi kriminal ndaj gazetarëve. Mos intervenimi është papërgjegjësi.

Cili organ ishte prezent në vendin e ngjarjes mban edhe përgjegjësi për rastin që ndodhi. Nuk mundet askush nga organet e sigurisë në Kosovë të ikin nga përgjegjësia për rend dhe siguri.

Pra, nuk ka reagues të prë dhe as të dytë a të tretë. Përgjegjës i parë është forca e atij subjekti që është në vendin e ngjarjes.

dhe nuk pritet reagimi me shkrim, për përgjegjësi. Jo.

Krimin duhet të ndalet e luftuar. E kush e merr përgjegjësinë për intervenem, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është lufta kundër krimit dhe siguria në vend. Nuk priten radhët në luftë kundër krimit dhe veprimeve agresive e banditeske. Terrorizmi luftohet dhe ndalohet nga çdo subjekt. Edhe qytetarët e kanë këtë detyrë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat