“Alarmon” ish-agjenti i SHIK-ut: Nëse duan këto shtete mund të ketë luftë/ Ja çka duhet të bëjë Kosova!

Politika

“Alarmon” ish-agjenti i SHIK-ut: Nëse duan këto shtete mund të ketë luftë/ Ja çka duhet të bëjë Kosova!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 qershor 2023 Në ora: 20:02
Aleksander Vuciq

Pesë ditë kanë kaluar që nga arrestimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, gjersa ishin duke patrulluar në Leposaviq pranë kufirit me Serbinë.

Gjersa kryeministri i Kosovës po bën thirrje që policët të lirohen sa më shpejt të pa cenuar, Serbia pretendon se se i arrestoi ata “thellë” brenda territorit serb dhe një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“I ftojmë edhe një herë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, kur njësitet e tyre speciale ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë, njësiti anti-terror dhe ai ‘Kobra’ i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, që është shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti për mediat më 18 qershor.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se “arrestimi i tyre dhe mbajtja në paraburgim nën akuza të pabaza kanë përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Thirrjet po hasin në “vesh të shurdhër”, madje Serbia po bën gati rezervistët për stërvitje ushtarake.

Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Vuçiq po i përdor serbët në Kosovë, pasi i janë zbuluar lidhjet me krimin e organizuar e vrasjet e zhdukjet e kundërshtarëve politikë.

“Qeveria serbe ka krizë të brendshme pasi kryetarit Aleksandër Vuçiqit iu kanë zbuluar në shtypin botëror se ka lidhje me krimin e organizuar deri edhe vrasja e zhdukja e kundërshtarëve politikë dhe për t’i shpëtuar kësaj kryetari serb që dikur Vuçiqi si ministër i Millosheviçit kërëconte NATON se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 boshjakë dhe i ndodhur para presionit ndërkombëtar për ta dënuar Rusinë rreth luftës në Ukrainë presidenti serb i është kthyer nacionalizmit serbo madh dhe botë serbe dhe po i përdor serbët e Kosovës sidomos në veri të Kosovës, siç i përdorte Sllobodan Millosheviçiq dikur serbët e Fushë Kosovës, Prevallës me rastin e Gjorgje Martinoviç në të quajturën Jogurt Revoluciona”, shprehet Miftari.

Image
Naim Miftari

Sipas Miftarit, Kosova nuk duhet të lëshojë pe ndaj kërkesave të Borrellit, Lajçakut e Escobarit.

“Dhe perëndimi siç po tenton në dëmin e Kosovës, ndoshta edhe me ndërkombëtarët e korruptuar nga milionat serbe të afrojnë afër vetës Aleksandër Vuçiqin me shpresë se do ta largojnë nga bota ruse, por në fund do të kenë kot pasi Serbia nuk largohet në asnjë variant nga Rusia, edhe Republika Serbe kur ishte pranuar në Dejton nga ana e Amerikës dhe perëndimi që si sot e kishin të njëjtën shpresë, por posa e fituan në Dejton republikën serbe, serbët e Bosnjës iu kthyen menjëherë Rusisë dhe Serbisë. Prandaj, Kosova nuk duhet të lëshojë pe askujt e aq më pak kërkesave të Borrellit, Lajçakut dhe Escobarit në hije edhe të Aleksandër Sarosit që hapur anojnë nga Serbia, nuk janë neutral, por mbajnë anën serbe, pasi po u pranua Zajednica sipas nënshkrimit të Hashim Thaçiqt 2013 dhe nënshkrimit të Isa Mustafës në 2015, serbët e Kosovës brenda disa muajsh do të kërkojnë bashkim me Serbinë dhe do ta ngulfatin funksionimin e qeverisë së Kosovës”, thekson Miftari.

Deklarime për “luftë të mundshme” të Beogradit në Prishtinë, ka pasur ditëve të fundit nga analistët politikë pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Miftari shprehet se luftë mund të ketë vetëm nëse duan vendet konflikt përsëri.

Sipas tij, pavarësisht gjithave Kosova duhet të ketë ushtri e polici të pajisur e armatosur mirë që në rast konflikti me shtetet fqinje agresive si Serbia të mbrohet vetë, pasi askush në botë nuk mbrohet përjetësisht nga “miqtë”.

“Sa i përket luftës në veri, luftë mund të ketë vetëm nëse Amerika dhe NATO, Franca, Gjermania për qëllime të tyre duan vetë të ketë luftë, konflikt përsëri në Kosovë, sepse ndryshe jo. Ndoshta ndonjë incident i armatosur i kurdisur nga Beogradi ose konflikte sporadike sulme terroriste ndaj policisë tonë, edhe me ndonjë viktimë mund të ketë, por luftë kurrsesi, po e ceki edhe një herë se luftë mund të ketë vetëm nëse do luftë Amerika, NATO, Gjermania e sidomos Franca si mik tradicional shekullor serb. “Nëse do ta ruash paqen e popullit tuaj, atëherë përgatitu për luftë”, cit. Romak. Vendi ynë sot edhe në të ardhmen shteti jonë Kosova duhet të ketë ushtri e polici të pajisur e armatosur mirë, të jemi një shtet serioz e ligjor, që në rast konflikti me shtetet fqinje agresive siç është Serbia po pati nevojë të jemi të zotët të mbrohemi ne vet, pasi kërkush në botë nuk mbrohet përjetësisht nga “miqtë” e huaj, pasi një ditë miku edhe i huaj mund të bëhet armik i juaji edhe bashkë me armikun tuaj... mbreti i botës nuk është demokracia, as komunizmi, as kapitalizmi, por është vetëm interesi ekonomik, ushtarak e politikë”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat