“S’ka pazare”/ Analisti: Kriminelët e Vuçiqit duhet të gjykohen e dënohen dhe këtu të mbajnë dënimin

Politika

“S’ka pazare”/ Analisti: Kriminelët e Vuçiqit duhet të gjykohen e dënohen dhe këtu të mbajnë dënimin

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2023 Në ora: 14:25
Veriu i Kosovës

Policët të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, ende nuk janë liruar pavarësisht thirrjeve ndërkomnëtare për lirimin e pa kusht të tyre.

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se se thirrje për lirimin e tyre si duket nuk pinë ujë te Vuçiqi sepse një kërkesë të tillë as nuk e përfilli, sepse siç thotë analisti Serbia i kidnapoi policët për hakmarrje.

Siç dihet me 14 maj 2023 brenda kufirit të Kosovës u rrëmbyen tre policë të Kosovës Serbia.

Të gjitha ekspertizat e bëra nga organet shtetërore të Kosovës treguan se ata janë kidnapuar nga njësiti i vacant ”Kobra” urdhin për këtë e ka dhënë vet presidenti Vupçiq, pasiqe ky njësit është eskluzivisht nën komandën e tij, por edhe më keq janë rrëmbyer me dhunë nga xhardarmëria serbe, janë ngre zhag nga brenda kufirit përtej kufirit, ku u çarmatosën dhe u dërguan ne Kralevë.

Kjo ishte një hakmarrje tipike e stilit çetnik e presidentit Vuçiq sespe ditë më parë në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicën e Veriut në kërkim e sipër policia e arrestoi terroristin, kriminelin dhe banditin e Vuçiqit Millun Milenkoviq-Llune, i cili njihet si kryebanditi i Vuçiqit i njohur për veprimet e tij kriminele, terroriste në Veriun e Kosovës tash e disa vite i cili bashkëvepronte me banditët tjerë si Radijçiq, Rakiq e shumë te tjerë.

Për rrëmbimin, kidnapimin e policeve ne detyrë brenda teritorit te Kosovës pati reagime të shumta, reaguan liderët e Kosovës Presidentja Vjosa Osmani, krnyeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca të cilët kërkuan nga organet e Serbisë qe t’i lirojnë menjëherë policët e pafajshëm. Reagoi emisari Gabreil Escobar por edhe DASH të cilët kërkuan lirimin e mejhershëm e të pa kusht të policëve të rrëmbyer. Por, apeli i tyre nuk u piu ujë sespe Vuçiq ai engjelli me te cilin bisedonin kohë me parë as qe i përfilli. Kërkesën për lirimin pa kusht të policëve e bënë edhe liderët e BE dhe shumë liderë tjerë, por pa sukses Vuçiq ishte i pa dëgjueshëm, sepse ashiqare dihej se ai nuk i kishte rrëmbyer policët për t’i liruar por thjeshtë për hakmarrje, për pazare, për kusuritje”, shprehet ai.

Sipas tij, në këtë mes nuk duhet të ketë pazare, duke shtuar se kriminelët e Vuçiqit duhet të gjykohen dhe dënohen rrepësisht për veprat e tyre kriminele në Kosovë dhe këtu të mbajën dënimin

Dhe pikërisht këtë e theksoi edhe Sonja Biserko kur tha se Vuçiq këlrkon kushte për lirimin e policëve tanë. Në një prononcim për media Vuçiq theksoi sot se lirimi i policëve por as vazhdimi i dialogut nuk do të ndodhë pa lirimin e të gjithë te arrestuarëve serbë mes tyre edhe Milluna Milenkoviq-Lune. Por ai ndër kushte tjera e shtroi edhe më shumë kushtin duke theksuar se duhet të lirohen objektet komunale por edhe të tërhiqet policia e Kosovës nga veiu i Kosovës. Kjo i bie sipas Vuçiqit se po dashka si në tepsi t’ia dorzojnë komplet veriun Serbisë.

Por një duhet të jetë e qartë se nuk ka pazare e as lojëra me Vuçiqin. Ai i ka bërë gabim llogarit, apo ndoshta ëndërron në mbështetjen të Escobarit dhe të Lajçakut, se Kosova i kërkon lirimin dhe kthimin e pakusht të policëve sepse janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Nuk ka dhe nuk mund të këtë pazare e aq më pak këmbim me kriminelët dhe bandat e Vuçiqit të arrestuar nga policia e Kosovës për veprat e tyre kriminele dhe terrorizëm. Kriminelët e Vuçiqit duhet të gjykohen dhe dënohen rrepësisht për veprat e tyre kriminele në Kosovë dhe këtu të mbajën dënimin”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat