“Serbia po përgatitet për luftë”, Kelmendi jep “alarmin” dhe përmend emra: Këta janë përgjegjës për dhunë e vrasje

Politika

“Serbia po përgatitet për luftë”, Kelmendi jep “alarmin” dhe përmend emra: Këta janë përgjegjës për dhunë e vrasje

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 qershor 2023 Në ora: 11:58
Aleksander Vuciq

Serbia është duke përsëritur kërcënimet e saj për ndërhyrje të armatosur në Kosovë.

Të premten ajo ka thënë se nëse paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja nuk veprojnë për të mbrojtur pakicën serbe nga siç u tha “përndjekjet” nga autoritetet e Prishtinës.

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç, ka thënë se e ka njoftuar komandantin e KFOR-it se “po i ndjekim ngjarjet me ankth të madh dhe se duhet të merren masa urgjente për të mbrojtur popullin serb”.

“Sot është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush detyrimet e saj”, u shpreh ai në një paraqitje të rrallë para gazetarëve, në të cilën nuk u lejuan pyetje.

"Forcat e armatosura serbe, në përputhje me kushtetutën dhe Kartën e OKB-së, nëse marrin një urdhër ... do të kryejnë plotësisht të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë", deklaroi gjenerali serb të premten por pa dhënë hollësi.

Analisti politik, Muhamet Kelmendi, thotë se Serbia po punon për një front të ri të luftës në Ballkan.

Sipas tij, duke parë lëshimet e mëdha të perëndimit, shteti serb po intensifikon aksionet terroriste.

“Serbia me Aleksandër Vuçiqi është shtet terrorist dhe po punon për një front të ri të luftës në Ballkan Republikë e Kosovës është duke u ballafaquar me një lëvizje kriminale serbe për shbërjen e saj. Shteti serb i gjendur para lëshimeve të mëdha që perëndimi ia bëri ka ndikuar që të intesifikohen aksionet terroriste dhe po bën çdo veprim për të dëmtuar Republikën. Bazë e kësaj lëvizjeje çetnike serbomadhe është Lista serbe. Ky subjekt u ndërtua, financohet dhe kryen aksione kriminale me urdhër dhe me plan të Qeverisë në Beograd. Faktet që tregojnë organizimin dhe veprimin kriminal janë të nduarduarshme. Ato konsistojmë: 1. Organizimi i lëvizjes çetnike serbomadhe mbi një baze unifikuese dhe udhëheqje centraliste. 2. Financat vijnë dhe i mban shteti serb. 3. Lëvizja e tillë çetnike nuk e njeh shtetin e Kosovës 4. Mjetet e veprimit janë të ndaluara dhe të dënuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe me aktece norma ndërkombëtare. 5. Synohet pushtimi i pjesëve të veçanta të Republikës së Kosovës. 6. Tërë veprimet janë kundër shtetit dhe organizimit të Republikës. 7. Pikësynimi i ripushtimii tërësishëm i Republikës, duke synuar në aspektin taktik, te shkëputja e veriut nga Kosova”, thotë Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai thotë se janë plotësuar bazat e veprës penale terroriste, gjersa tregon kush janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet në Kroaci.

“Faktet e tilla tregojnë se janë plotësuar bazat e veprës penale terroriste. a. Organizimi profesional me qëllim të kryerjes se veprave terroriste. b. Mjetet e veprimit kriminal janë armët, shpërthimet dhe aktet që rrezikojnë shtetin dhe rendin kushtetues dhe c. Pushtimi i pjesëve të veçanta të Kosovës me mjete të dhunës terroriste ose të tërë Republikës Realizimi i këtyre qëllimeve fillon gjoja me mjete paqësore dhe ka për qëllim dëmtimin e objekteve, të organeve dhe të masave, pa marrë parasysh pasojat në njerëz. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje terroriste është personalisht krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq, i përkrahur nga krimineli Vulin e Daçiq. Këta të tre janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet në Kroaci, në Bosnjë e në Hercegovinë dhe në Kosovë. Tash po e udhëheqin këta tre kriminel lëvizjen e re kriminale për të ripushtuar Kosovën”, pohon Kelmendi.

Të premten Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb tjetër nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj forcave të KFOR-it me 29 maj, me ç’rast të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur. Ndërsa, po në këtë ditë FSK ka parakaluar si pjesë e stërvitjeve të rregullta në jug të Mitrovicës.

Lidhur me këto veprime ka reaguar shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i cili u shpreh “i alarmuar” të premten me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“Arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës duke parakaluar në jug të Mitrovicës, shoqëruar me gjuhë të rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, shkroi zoti Borrell në rrjetin Twitter.

Kelmendi thotë se mos dënimi i dhunës dhe tolerimi me njerëz në mjete dhe në aksione terroriste, e ka përforcuar shtetin serb.

“Në këtë luftë, këta kriminelë serbë ( shuh: Vuçiq, Daçiq e Vulin) janë të përkdhelurit e e UE-së dhe të SHBA-ve, kuptohet edhe të Rusisë e Kinës, që po e udhëheqin këtë lëvizje terroriste. Veprimet e kësaj lëvizjeje janë të rrezikshme. Synohet krijimi i një fronti te ri të luftës. Këtu po ka lëshime ndaj Beogradit. Duket se po përkrahet krimineli Aleksander Vuçiq. Me Vuçiq në ballë po protestohet dhe po sulmohen organet e rendit. U plagosen me dhjetëra ushtarë të KFOR-të. U dëmtua pasuria e shtetit dhe u plagosën policë e gazetarë të Kosovës. Edhe tash po veprohet me mjete të njëjta kriminale. Po sulmohen organet e shtetit. Serbia ka bërë mobilizimin e forcave policore e ushtarake. Afër kufirit me Kosovën ka krijuar qendra të shumta kriminale për agresion ushtarak e policor. U futën edhe brenda kufirit të Kosovës dhe grabiten tre policë të Kosovës. Ata po mbahen të arrestuar në vendet e ndryshme në Serbi. Kjo gjendje po keqësohet. J.Borrell ende nuk gjen fjale miradie për organet e shtetit të Kosovës. Nuk po i dënon protestat e dhunës. As aksionet kriminale kundër KFOR-të,. policisë së Kosovës, qytetarëve jo serb dhe gazetarëve. Asnjë akt i tillë nuk u dënua nga z.Borrell. Edhe vete UE nuk po i dënon qartë. As mekanizmat tjerë të shteteve nuk po gjejnë qëndrim të qartë kundër kësaj dhune. Po punohet afër me kriminelin Vuçiq. Po tolerohet me njerëz, në mjete dhe në aksione terroriste. Kjo e ka përforcuar shtetin serb. Priten aksione edhe me të ashpra policore e ushtarake serbe. Këtej nuk do të zgjidhen mjetet dhe metodat e luftës. Serbia po e rrezikon paqen ne Ballkan”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat