Klinaku ‘sulmoi’ Sveçlën për raportimet e aksioneve të policisë në veri – analisti i kundëpërgjigjet ashpër

Politika

Klinaku ‘sulmoi’ Sveçlën për raportimet e aksioneve të policisë në veri – analisti i kundëpërgjigjet ashpër

Nga: A.Shaqiri Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:27
Faton Klinaku, Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po njofton për aksionet e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, për këto askione duhet të njoftojë policia ose zëdhënësi, e jo ministri.

“Për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit”, kishte thënë Klinaku.

Këtij të fundit, i është kundërpërgjigj analisti Binak Maxharraj.

Maxharraj pyet Klinakun, se a e di që Policia e Kosovës po bën luftë në veri thujse për çdo ditë me bandat e Vuçiqit?

“UD së OVL-UÇK, Faton Klinaku paska deklaruar se për aksionet e policisë së Kosovë duhet të njoftoi policia, e jo Ministri Sveçla.

Këtë sipas tij duhet ta bejë vet policia apo zëdhënësi i policisë. Kjo hahet deri diku, por, a e di Faton Klinaku se policia e Kosovës po bënë luftë titanike me kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit gati për çdo ditë.

Edhe kësaj në njëfarë mënyre i thonë luftë sepse policia e Kosovës gati për çdo ditë po kacafytet me bandat e Vuçiqit. Edhe kjo është një luftë z.Kilinaku sepse po mbrohet atdheu bash sikur në 1998/99”, shprehet ai.

Tutje, thotë se edhe veterantë do të duhej me gjet një mundësi për t’i ndihmuar Policinë e Kosovës.

“Por z.Klinaku sa kujdesesh se kush do të njoftoi për sukseset dhe betejat e policisë, pse nuk e thua asnjë fjalë se sa paguhën këta policë që sot po e mbajnë barrën kryesore në mbrojtje të atdheut të cilëve as mbi puna nuk i’u paguhet.

A të ka shkuar ndonjëherë mendja në ketë situatë kritike për të ardhmën e vendit kur bishat çetnike po mundohen ta glabërojnë vendin se ju veteranët e luftës do të kishit mundur me e gjetë mundësinë për me ju dalë në ndihmë policisë.

Ose edhe ndryshe, se ato pagesa që i marrin mbi 40 mijë veteranë të luftës të pa qenë t’i merrnin policët që sot po perballën si në luftë me bandat e Vuçiqit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat