Sulmet ndaj Kurtit, Haradinajt i vjen ‘goditja’: Kështu e takoi Radojçiqin, fali token e Kosovës

Politika

Sulmet ndaj Kurtit, Haradinajt i vjen ‘goditja’: Kështu e takoi Radojçiqin, fali token e Kosovës

Nga: P.Rudi Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:18
Kurti, Haradinaj

Si jo rrallë herë, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e ka sulmuar me akuza edhe njëherë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas Haradianjt, qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë.

“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi kjo qeveri”, tha Haradinaj. 

Por këtë po e kundërshton ashpër analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

“Është shumë e habitshme, e për më tepër edhe tejet e dhembshme se si mund të përjarget dikush si Haradinaj për ligj e kushtetutshmëri, edhe pas Urdhrit Ekzekutiv 13818 të SHBA-ve për sanksionimin e shokëve të tij, si Milan Radojçiqit, Zvonko Veselinoviqit etj, të targetuar për krim të organizuar në veri, korrupsion dhe abuzim të rëndë të të drejtave të njeriut, ku thuhej decidivisht se; Zvonko Veselinoviq si lideri i Grupit të Organizuar Kriminal (OCG) është një nga figurat më të korruptuara dhe famëkeqe të Kosovës, që ka përfshirë në skemën e ryshfetit "Zyrtarë Kosovarë" dhe serbë të sigurisë të cilët e Lehtësojnë "trafikimin e paligjshëm të Mallrave", "Parave", "Narkotikëve" dhe "Armëve" mes Kosovës dhe Serbisë”!”, thotë Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai thekson se ishte pikërisht Haradinaj ai i cili e kishte pritur në zyre për takim bosin e krimit të organizuar në veri të Kosovës, të kërkuarin nga Policia e Kosovës, Milan Radojçiq.

“Të gjitha këto dhe shumë më keq, kanë ndodhur pikërisht në qeverisjen e vendit nga Thaçi e Haradinaj me shokë, madje po nga Thaçi e Haradinaj & Co, në gjendjen e paraluftës, të humbura dhe të pakthyeshme më, asnjëherë, mbeten përgjithmonë tokat e dhuruara nga të ashtuquajturat parti të dala nga lufta, 2500 hektar FYROM-it dhe 8300 tjerë Malit të Zi, të cilat edhe me dokumente ndërkombëtare dhe kufij shtetëror, janë regjistruar si toka të shteteve fqinje edhe në OKB dhe tjetërsuar përgjithmonë, për të mos qenë më kurrë toka shqiptare, as territor i Kosovës. Ramush Haradinaj, përderisa e di se gjendja në veri, është pakrahasimisht më e mirë, se në kohën kur ai dhe Thaçi ishin në pushtet, madje ata në vend se ta luftonin krimin, bashkëpunonin edhe vet me kryekriminelët duke organizuar pritje zyrtare për Radojçiqin edhe në kryeministri, para se të flasë për bëmat e të tjerëve, të cilat shqiptarët i shohin ashtu siç ndodhin në realitet dhe jo siç dëshiron Haradinaj, t`ua shtrembërojë kahen, ai sot duhet t`ua shpjegojë qytetarëve të Kosovës, dhe të lë një dokument të argumentuar për historinë dhe gjeneratat e ardhshme, të dokumentuar me fakte bindëse, se ku mbeten Kulla, Zhlebi e Çakorri, ia shiti ai vet, ato Malit të Zi, për të marrë postin e kryeministrit, apo çfarë ndodhi në realitet me 8300 hektar tokë të Kosovës, për të cilat, para ardhjes në pushtet, vet Haradinaj bënte zhurmën më të madhe se ato ishin toka autoktone të shqiptarëve dhe territore të patjetërsueshme të shtetit të Kosovës?!”, shprehet Qarri.

Sipas Qarrit, tani si asnjëherë më parë, veri i Kosovës është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

“Sa i takon veriut, ai kurrë që nga paslufta e këndej, nuk ka qenë më i qetë e më i kontrolluar dhe i mirëmbajtur ligjërisht nga Policia e shtetit të Kosovës, ku edhe të ashtuquajturat "mbrojtja civile" dhe "brigada e veriut" janë shpallur organizata terroriste dhe nuk kanë më hapësirë ligjore për të vepruar në Kosovë, të cilat në kohën e Thaçit e të Haradinajt, jo vetëm funksiononin lirshëm, por edhe zhvillonin dhe çonin përpara, pa asnjë pengesë, kontrabandën dhe krimin e organizuar bashkë me ish pushtetarët të cilët banditët si Radojçiqi, e Rakiqi dhe”lista srpska” i konsideronin edhe si partner politik. Prandaj e vetmja gjë e cila tanimë përveç kriminelëve serb mund të jetë shumë e keqe edhe për Haradinajn me shokë, por e mirë për rendin e ligjin, kushtetutshmërinë dhe shtetin e Kosovës, është mbyllja e rrugëve të kontrabandës dhe burgosja e autorëve të krimit, me të cilët Haradinaj & Co për mbi dy dekada me radhë, kanë kooketu dhe zhvilluar biznese të kundërligjshme duke kontrabanduar mallrat e Serbisë, në Kosovë”.

“E çuditërisht edhe në ditët kur thuhej se kishte taksë të 100% të mallrave serbe, të vendosur nga Qeveria Haradinaj, jo vetëm veriu por edhe pjesët tjera të Kosovës, ishin të stërmbushura me mallra nga Serbia hegjemoniste, të cilat ndoshta i kontrabandonin vet ish pushtetarët e kohës me policët dhe doganierët e korruptuar nga Zvonko Veselinoviqi. Në anën tjetër, KFOR-i as EULEX-i, asnjëherë nuk kanë penguar hyrjen e kriminelëve serb nga Serbia në Kosovë, as nuk kanë ndaluar kontrabandën e mallrave, armëve, narkotikëve, është Policia e Kosovës ajo e cila dy vitet e fundit, me ndryshime të kuadrit komandues dhe urdhrat për rivendosjen e rendit e të ligjit, shtriu kontrollin dhe vendosi kushtetutshmërinë në gjithë territorin përfshi edhe veriun e Kosovës”, shton Qarri. 

Më tej, Qarri thotë se vetëm me ardhjen e Qeverisë Kurti, Policia e shtetit zbuloi laboratorët ku përpunohej droga dhe narkotikët.

“Eliminoi makineritë ilegale të prodhimit të kriptovalutave, arrestoi disa nga kriminelët serb, kurse pjesa tjetër iku në Serbi, duke bërë që ligji dhe kushtetutshmëria të vlejnë edhe në veri, si në gjithë vendin, ku Thaçi dhe Haradinaj kurrë nuk kanë arritur, apo edhe nuk kanë dashur kjo të ndodhte, shkaku i kooketimit me bandat e Radojçiqit e Zvonko Veselinoviqit të vendosur që të dy edhe në Listën e Zezë të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar. Pa marrë parasysh se çfarë flet Haradinaj nga frustërimi për futjen e kriminelëve në vrimë të miut, “gjendja në veri, jo vetëm që nuk është e para pavarësisë, por as që ka qenë ndonjëherë deri më tani, më e mirë dhe më nën kontroll të shtetit dhe Policisë së Kosovës, kurse KFOR-i dhe EULEXI nuk janë larguar asnjëherë dhe kanë të njëjtat autorizime që kishin nga OKB edhe nën qeverisjen e ish pushteteve”.

Por pse Ramush Haradinaj po e sulmon kryeministrin Albin Kurti?

“Për tërheqjen e numrit të caktuar të policëve, vendos jo KFOR-i as EULEX-i, por Qeveria e Kosovës në bazë të marrëveshjeve të dakorduara me BE-në, dhe atë në kohën dhe momentet kur nuk cenohet siguria e qytetarëve dhe institucioneve të shtetit tonë në veri, pra është Kurti, Bislimi dhe kjo qeveri”, që kanë arritur të krijojnë gjendjen kur figurat më të korruptuara dhe famëkeqe të Kosovës si Veselinoviq dhe Radojçiq, jo vetëm të mos gëzojnë pritje zyrtare në kryeministri, por të mos arrijnë më, as ti përfshinë në skemën e ryshfetit "Zyrtarët Kosovarë" të sigurisë që me urdhër nga lartë, vet ata, ta lehtësojnë "trafikimin e paligjshëm të Mallrave", "Parave", "Narkotikëve" dhe "Armëve" mes Kosovës dhe Serbisë”, siç ka ndodhur nën udhëheqjen e komandantëve Thaçi, Haradinaj etj!”.

“Kështu që edhe shkaqet e sulmeve të Haradinajt më tepër tingëllojnë si shprehje skizofrenie, e shfaqur nga trishtimi që i ka shkaktuar Qeveria aktuale me ndërprerjen e tërësishme të kontrabandës dhe spastrimin e oazës së krimit të organizuar në veri, ku përflitet se edhe Thaçi, Haradinaj & Co, kishin hisen e tyre të majme, madje Haradinaj, kohët e fundit sikur po kalon edhe një situatë jo të lehtë, post-traumatike, i cili nuk sulmon më vetëm Kurtin, Bislimin dhe Qeverinë e Kosovës, por me qenë se bagazh tjetër, as që i ka ngelur, ai vetëm disa ditë më parë, atakoi publikisht edhe Hashim Thaçin e Rrustem Mustafën, duke i quajtur edhe ata, si turist të luftës dhe hedhur të gjitha meritat vetes, pasi që për momentin ndjehet fitues ndaj grupit të lartcekur, ndoshta nga fakti se ky vet, ende nuk është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale”, përfundon për “Bota sot”, analisti Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat