Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale – Ja kur do të ndodhin

Politika

Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale – Ja kur do të ndodhin

Nga: P.Rudi Më: 18 gusht 2023 Në ora: 13:26
Gjykata Speciale

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e të tjerëve, të cilët ndër tjerash po akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës. E sot e ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e 17-të në Hagë.

Lidhur me këtë, analisti politik Nexhat Haziri thotë se nga Specialja po pritet me padurim zbardhja e vrasjeve politike.

“Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e të tjerëve ne Gjykatën e Hagës, ka një rrjedhë normale me gjithë specifikat e kësaj gjykate, por ajo që opinioni kosovar e pret me padurim është trajtimi dhe zbardhja e vrasjeve politike në Kosovë, të cilat kanë ndodhur në periudhën e luftës por edhe pas saj”, thotë Haziri.

Sipas tij, disa nga vrasjet politike do të marrin epilogun përfundimtar.

“Bazuar në numrin e dëshmitarëve dhe sipas burimeve të afërta një pjesë e vrasjeve politike do të merr epilog në gjykatën speciale në Hagë, pasi shumë dëshmitarë vetëm se kanë deponuar dëshmitë dhe të dhënat e tyre”, shprehet Haziri.

Por a do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale?

“Ndërsa se a do të ketë arrestime të tjera të të dyshuarve për krime, varet shumë edhe nga dinamika e punës së Gjykatës, por ajo çka dihet është se në muajin shtator eventualisht fillimin e muajit tetor, do të jenë së paku tre personalitete që do të marrin “rrugën” për në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat