Opozita kërkoi shkarkimin e Qeverisë Kurti, analisti zbardh detaje - tregon qëllimin e tyre

Politika

Opozita kërkoi shkarkimin e Qeverisë Kurti, analisti zbardh detaje - tregon qëllimin e tyre

Nga: Q.R Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:44
Kuvendi

Analisti politik Hidajet Ahmeti, kritikon opozitën në Kosovë, duke thënë se duhet të jetë më konstruktive në synimet që ka.

Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, duke folur për kërkesën e opozitës për shkarkimin e Qeverisë Kurti, deklaron se  kjo e fundit nuk është shumë serioze.

“Opozita duhet të jetë konstruktive në kërkesat e saj, duke e kryer misionin opozitar. Kam një bindje se çështjen e mocionit për shkarkimin e Qeverise Kurti, opozita nuk e ka shumë seriozisht, pasi nuk qëndrojnë mirë në elektorat”, thotë ai.

Image
Hidajet Ahmeti

Tutje Ahmeti, potencon se kërkesa për shkarkimin e Qeverisë po shfrytëzohet më shumë për konsum të brendshme politik.

“Kërkesa për shkarkim të Qeverisë më shumë shfrytëzohet për konsum të brendshme politik se sa mund të konsiderohet serioze dhe e sinqertë. Shumë normale që opozita në vazhdimësi të kërkoj shkarkimin e qeverisë, por këto kërkesa duhet të kenë bazë të mjaftueshme për të nisur mocionin, por jo të manipulohet opinioni publik”, deklaron ai.

Ndryshe, partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e para dy viteve mori mbi 50% të votave, ndërkohë që të gjitha partitë politike në opozitë aktualisht nuk kanë numër të  mjaftueshëm të deputetëve për të bërë ndryshime në qeverisjen aktuale.

Kujtojmë, se paraditen e 13 korrikut, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat