Sëmundja që po ‘alarmon’ Kosovën, flet infektologu Ramadani – jep detaje për rrezikun dhe trajtimin e saj

Politika

Sëmundja që po ‘alarmon’ Kosovën, flet infektologu Ramadani – jep detaje për rrezikun dhe trajtimin e saj

Nga: Q.R Më: 21 gusht 2023 Në ora: 09:51

Meningjiti apo inflamacioni i cipave të trurit është sëmundje mjaft e shpeshtë në muajt e verës. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve të raportuara me meningjit ka shënuar rritje gjatë periudhës korrik-gusht në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për këtë sëmundje, infektologu Hamdi Ramadani, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal.

Sipas tij, temperatura e lartë, dhimbja e kokës, të vjellat dhe shtrëngimi i qafës, janë simptomat që i shoqërojnë pacientët gjatë përballjes me këtë sëmundje në fillim, pastaj shtrëngohet qafa dhe ka pengesa në të pamurit.

Image
Hamdi Ramadani

“Muaji Korrik dhe Gusht, pra sezona verore me rritjen e temperaturave të larta, pastaj grumbullimit të qytetarëve dhe sidomos fëmijëve në vende siç janë pishinat ose të ngjashme, paraqesin një problem sikurse në Botë ashtu edhe në Kosovë, të shfaqjes së sëmundjes së një Meningjiti. Sëmundje kjo për të cilën mund të them se në aspektin mjekësor paraqet infekson të cipave trunore, ku shenjat klinike janë shumë të ngjashme me atë që ne e quajmë grip veror. Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje e kokës, të vjella dhe kur paraqitet ai simptomi që quhet Meningjar shtrëngohet qafa, ka pengesa në të pamurit e kështu me radhë”, deklaron Ramadani.

Indektologu Ramadani, i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në këto temperaturat të larta.

“Andaj i bëjë thirrje qytetarëve që edukata dhe niveli i kujdesit të jetë shumë i madh në këto kushte të temperaturave, sepse ky virus bartet qoftë më ujë, qoftë më kontakt me shoqëri dhe në forma tjera”, deklaron ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm.

Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat