Ishte ‘viktima e parë’ e masave të BE-së, publicisti mbështet propozimin e Rashiqit: Ja çfarë bëri për shqiptarët

Politika

Ishte ‘viktima e parë’ e masave të BE-së, publicisti mbështet propozimin e Rashiqit: Ja çfarë bëri për shqiptarët

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:01
Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi, ndonëse Qeveria e Kosovës po merr hapa konkret për shtensionim të situatës në veri.

E këto sanksione nuk i ka mirëpritur si shumë të tjerë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Megjithatë, ai vlerëson se procesi i deeskalimit të situatës në veri të Kosovës po shkon në drejtimin e duhur dhe se në këtë moment “të gjithë duhet të jenë të durueshëm, tolerantë dhe të arsyeshëm”.

Vlen të theksohet se, ministri Rashiq, ishte viktima e parë e masave që Bashkimi Evropian ndërmori ndaj Kosovës.

Ditë më parë, përmes një njoftimi u bë e ditur se i ishte anuluar një takim në Bruksel.

“Unë isha viktima e parë e masave që u morën nga BE-ja. Më duhet të them, ne ishim paraparë të niseshim në Bruksel të dielën, ishte qershor. Kishim plan të takoheshim të hënën, dhe duhej të niseshim të dielën. Gjitha takimet u anuluan të premten pasdite. Zhgënjimi im ishte i madh, u desh të mbulonim të gjitha kostot si të biletave, hotelit në Bruksel e nuk shkuam fare atje”, tha Rashiq.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” komentoi qëndrimet e ministrit Rashiq për masat sanksionuese dhe përpjekjet e tij për të gjetur paqe mes komuniteti serb dhe shqiptar.

Sipas tij, Rashiq është shembull se si duhet të veprojnë komunitetet brenda një shtetit.

Ai tha se ministri serb po angazhohet për bashkëjetesë të harmonishme mes serbëve dhe shqiptarëve dhe për këtë po iu hakmerren banditët serbë.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj 

“Ministri Nenad Rashiq është shembull për referim, se si duhet të mendojnë dhe veprojnë komunitetet brenda një shteti. Shqiptarët kanë qenë pjesë e shqetësimeve të tij, kur banditët serbë organizuan goditjen e djalit gjimnazist, në shenjë hakmarrje, pse Rashiq angazhohet për bashkëjetesë të harmonishme të komuniteteve në Kosovë, përfshirë serbët dhe shqiptarët.

Ministri Rashiq është deklaruar se masat sanksionuese për Kosovën, janë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen. Andaj, plotësimin e çfarëdo kërkese, nga pala shqiptare, për shfuqizimin e masave sanksionuese nga BE-ja dhe të tjerë, do të ishte e tepërtë dhe hiç logjik. Përkundër, për vënien e sanksioneve Kosovës, BE-ja, me aleatët e saj, normalisht, duhet të kërkojnë falje”, deklaroi publicisti.

Po ashtu, Zeqiraj komentoi edhe kërkesën e Rashiqit për heqjen e ndalesës për mallrat serbe, në këmbin të largimit të sanksionve nga Bashkimi Evropian.

“Megjithatë, zoti Rashiq është praktik, kur kërkon "heqjen e ndalesës për mallrat serbe, në këmbin të shfuqizimit të masave nga BE-ja."

Tregtia ndërmjet shteteve fqinjë, është më e levrdishme, se sa me vendet e largëta. Thjeshtë, ulë koston qarkulluese të mallrave. Shtetet, mbi bazën e interesave, mbrojtjen e prodhuesve të brendshëm, përcaktojnë edhe përmasën e tregtisë, importimin. Dhe, ky është rregull i njohur”, theksoi ai.

Ndër të tjera, publicisti potencoi se reciprociteti ndërshtetëror, është sa i ligjshëm, aq edhe i nevojshëm.

“Realisht, në raportin tragtar, Serbia është dukshëm më shumë përfituese dhe kjo dëshmohet me shifrat, të shprehura në miliona euro epërsi. Realisht, ndalesat për një serë artikujsh nga Serbia, ndikojnë në ngritjen e çmimeve në Kosovë. Por, njëfarë reciprociteti ndërshtetëror, është sa i ligjshëm, aq edhe i nevojshë”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat