“Elektorati do të vendosë”! Ish-zv.ministri i MPB-së paralajmëron Qeverinë: Merreni këtë vendim - qytetarët janë të shqetësuar!

Politika

“Elektorati do të vendosë”! Ish-zv.ministri i MPB-së paralajmëron Qeverinë: Merreni këtë vendim - qytetarët janë të shqetësuar!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:43
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës, do t’i mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore e cila pastaj rezultoi edhe me fitore mbi 50% të votave.

Një ndër premtimet e Qeverisë Kurti, ishte luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E këtë premtim do ta mbajë Qeveria Kurti e cila do ta jetësoj edhe ligjin e vettingut.

Kështu është shprehur ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Eksperti thotë se edhe pse deri tash nuk është realizuar një gjë e tillë, madje shton se edhe qytetarët janë të shqetësuar me këtë, por ky ligj do të jetësohet.

Tërnava pohon se elektorati është ai që prapë në zgjedhjet e radhës do të ua jep votën partive të pastërta dhe që i përmbushin premtimet e tyre.

Prandaj shpreson të realizohet ligji vetting.

“Akoma pa u miratuar ligji vetting, dhe pa filluar së pastruari institucionet e drejtësisë, gjyqësori dhe Prokuroria, emërimet e reja po vazhdojnë në të dy shtyllat, edhe në gjyqësor edhe në Prokurori, pa e analizuar si duhet punën e tyre dhe pa dhënë askush përgjegjësi për rezultatin e dobët që deri tash është treguar”, thotë ai.

Sipas tij, arkivat e lëndëve të pa zgjidhura tashmë janë grumbulluar, edhe pse tashmë janë 200 prokurorë në nivel vendi.

“Në vend të racioinalizimit, adresimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies, edhe në këtë shtyllë, njësoj sikur në gjyqësor, kemi trend të “mbi popullimit”, ngarkesës me personale jo efikas dhe jo efektiv, që paraqet ngarkesë plus për buxhetin e shtetit, por nuk premton asgjë për rritje të efikasitetit, të zbatimit të drejtë të ligjit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, pohon ai.

Tërnava potencon se, është duke u vonuar tej mase për miratim në Kuvend ligji vetting.

Ai kërkon me ngulm fillimin e pastrimit të gjithë sistemit të drejtësisë që me dekada ka bashkëjetuar me krimin e organizuar.

“Qeveria në pushtet duhet t’i përmbahet premtimeve të dhëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të angazhohet që ky ligji në fjalë të jetësohet dhe të fillohet me pastrimin e institucioneve të shtetit, nga njerëzit që nuk e meritojnë të jenë në ato vende pune të atyre institucioneve, që sikur që dihet se si pasojë e atyre njerëzve që gjinden në ato poste të institucioneve shtetërore, tani jo rastësisht jemi shteti ma i izoluar në Evropë, gjë që pa një spastrim detal të atyre institucioneve, vështirë se do të na hapen dyert drejt shteteve të BE-së”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat