Tomë Gashi flet për pranimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës – ka këtë paralajmërim!

Politika

Tomë Gashi flet për pranimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës – ka këtë paralajmërim!

Nga: M.Haziri Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:40
Tomë Gashi

Komuna e Mitrovicës së Veriut të martën e 22 gushtit është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës me votim unanim.

Në këtë komunë dhe në tri komunat e tjera veriore pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e cila erdhi nga faktori ndërkombëtar për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi, e cila u tensionua nga fundi i majit pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha që tani komuna e Mitrovicës së veriut e ka dëshmuar se ne kemi Asociacion super normal të komunave të Kosovës dhe nuk kemi nevojë të krijojmë Asociacion të ndarë në baza territoriale.

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta pranoj nënshkrimin e Asociaionit që po e kërkon Serbia.

“Tani komuna e Mitrovicës së veriut e ka dëshmuar se ne kemi Asociacion super normal të komunave të Kosovës dhe nuk kemi nevojë të krijojmë Asociacionë të ndarë në baza territoriale apo sipas përkatësisë kombëtare të askujt.

Meqënëse gabimet e qëllimshme të 2013 dhe të 2015 apo të “rastësishme” të atyre që ishin në pushtet para Kurtit i kanë mbetë në duar si patate e zjarrt kryeministrit Kurti, atëhere nuk duhet në asnjë mënyrë që të nënshkruhet Asociacioni që po e kërkon Serbi sa e shpesh herë këtë po e kërkojnë eksponent të partive opozitare sepse do të ishte katastrofale për Kosovën”, u shpreh ai.

Në fund, avokati përmend benefitet që qytetarët e Mitrovicës veriore kanë me anëtarësimin e kësaj komune në këtë Asociacion.

Sa i përket benefiteve që i kanë qytetarët e Mitrovicës veriore me anëtarësimin e kësaj komune në këtë Asociacion është e qartë se ka benefite në bashkëpunimin ndërkomunal të të gjtha komunave të Kosovës janë anëtare të këtij Asociacioni”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat