Profesori nga Amerika: Po bëhet luftë speciale e opozitës ndaj Qeverisë Kurti?!

Politika

Profesori nga Amerika: Po bëhet luftë speciale e opozitës ndaj Qeverisë Kurti?!

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:59
Haradinaj, Kransiqi dhe Abdixhiku

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, për “Bota sot” ka komentuar situatën politik në vend, në veçanti rastin që ditë më parë ndodhi në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Opozita është ajo e cila ka akuzuar qeverinë Kurti për skandale rreth kësaj çështje.

Ai thotë se opozita po bën luftë speciale ndaj kryeministrit Kurti dhe që duhet ti kenë edhe dy presona, Grenellin dhe Rajdojçiqin për ta rrëzuar.

“Partitë opozitare, mjetet e informimit, personat me peshë në partitë politike opozitare si në kor, të orkestruar nisën hajlën rreth rastit te fabrikuar të ”rezervave”si të mirëpritur për ta sulmuar qeverinë Kurti më të votuar pas luftës, për ta “njollosë” atë zi e më zi duke e etiketuar e me tiketa të korrupsionit duke thenë se këtë qeveri e drejton njeriu i sëmur mentalisht, i sëmur për pushtet, duke kërkuar nga kryeministri Kurti le t’i lë pallavrat duke e drejtuar të shkojë në shtëpi ose hajde të mbledhemi në Parlament e ta rrëzojmë këtë qeveri të pistë, sepse sipas këtyre kjo qeveri s’po bëjka asgjë tjetër por që po u merrka me pallavra, por të cilëve po ju mungon Grenelli dhe Radojçiqi për ta rrëzuar etj.

Por, me këtë rast do theksuar se të gjithë të tjerët të “shëndoshit për pushtet” në qeveritë e mëparshme sa ishin ne pushtet e “bënë namin” në drejtim të lulëzimit të shtetit përmes aferave dhe skandaleve korruptive duke vjedhë, plaqkitë shtetin duke keqpërdor miliona e miliona derisa u pasuruan brenda natës duke shkatërruar asetet me vitale të shtetit përmes privatizimit primitiv me çmime shitëse të ultëa, si rasti me tokat, duke uzurpuar asete shtetërore, lokale, banesa e çka mos jo tjetër. Është e njohur afera “Pronto” me keqpërdorime marrëmendëse si në shtetet ku sundojnë vlerat e xhunglës ose duke u ndërruar vlerat e aseteve rrugore në ndërtimi në të cilat përvidhje humbja e miliona eurove”, thotë ai.

Më tej, ai thotë ajo çfarë po bën opozita është ç’njerëzore, duke shtuar se Kurti po mundohet me Serbinë për ti larë, pastru bërllogun mafioz që e lanë qeveritë dhe partitë e mëparshme që ishin në pushtet.

“Pra, lufta speciale e këtyre ditëve rreth aferës se “rezervave shtetërore”që paskan humb dikund rrugës midis pozitës dhe opozitës dhe midis partive politike ishte e pa dinjitetshmë, ç’njerëzore ofenduese deri në degradim ani pse afera ”rezervat” ishte e kamufluar për të thënë e inskenuar, e pa vertetë, shpifëse përderisa nuk jepet një verdikt nga drejtësia. Pra, rreth kësaj afere u bën bashkë e tërë opozita por edhe të tjerë nga shoqëria civile i morën hujt dhe kosat, bash si në luftën e Matia Gubecit në Zagorije të Kroacisç në vitin për të sulmuar qeverinë Kurti e cila për dallim nga të tjerat qeveri të mëparshme po mundohet fyt për fyt me Serbinë për ti larë, pastru bërllogun mafioz që e lanë qeveritë dhe partitë e mëparshme që ishin në pushtet.

Fyerjet dhe kërkesat për rrëzimin e qeverisë Kurti kanë filluar që moti pa u ulë mirë në karrigen e kryeministri Albin Kurti, i cili në këtë karrigë u ulë ndershëm sepse nuk ishte i korruptuar e as i shantazhuar, siç vepruan disa ministra tjera të cilët posa u ulën në karrigën e kryeministrit ia filluan të ç’kallmojnë shtetin dhe kufijt e tij. Por sidoqoftë sjellja dhe ofendimet e opozitës dhe liderëve të tyre në drejtim të qeverisë Kurti janë të nivelit të ulët, vijnë nga njërëzit e ulët pa kulturë e pa edukatë. Rreth aferës ”Rezervat” u prononcua edhe vetë kryeministri Kurti i cili theksoi se këtu “nuk ka kurrfarë korrupsioni dhe keqpërdorimi, duke i dalë në mbrojtje ministres. Ndërsa ministrja Rozeta Hajdari e përjashton mundësinë e korrupsionit në këtë dikaster ministror duke theksuar se ish-qeveritë e mëparshme për rezervat shtetërore kanë ndarë vetëm 238 mijë euro të cilat janë vjedhë nga vet zyrtarët e qeverive të mëparshme, kurse ne sot për dy vite këto rezerva i kemi rritë për 30 herë, duke mos e keqpërdor asnjë cent”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat