Driton Tali vjen me thirrje urgjente për Perëndimin - ja pse kërkohet veprim i shpejt ndaj Serbisë!

Politika

Driton Tali vjen me thirrje urgjente për Perëndimin - ja pse kërkohet veprim i shpejt ndaj Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 26 gusht 2023 Në ora: 22:01
Driton Tali

Komuna e Mitrovicës së Veriut të martën e 22 gushtit është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës me votim unanim.

Kjo ngjarje ka arritur të sjellë reagime të mëdha në opinonin publik.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se ky anëtarësim tregon faktin se situata në ato komuna veriore asnjëhere nuk ka qenë për shkak të cenimit të drejtave të komunitetit serb por si rezultat i makinacioneve hegjemonoste të Serbisë.

Sipas tij, në Kosovën ahtisariane të gjitha komunitet janë të barabarta, andaj në flamurin e Kosovës 6 yjet që simbolizojnë komunitetet janë të barabarta - asnjëri më i madh se tjetri.

Anëtarësimi i Mitrovicës së Veriut në Agjencionin e Komunave të Kosovës e çimenton faktin se situata në ato komuna veriore asnjëhere nuk ka qenë për shkak të cenimit të drejtave të komunitetit serb por si rezultat i makinacioneve hegjemonoste të "kësaj Serbie".

Sidomos kur merret parasysh se edhe komunat tjera me shumicë nga komunitetit serb si bie fjala Graqanica, Ranillugu, Parteshi etj janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe se situata politike në ato komuna është normale.

Me fjalë tjera, në Kosovën ahtisariane të gjitha komunitet janë të barabarta, andaj në flamurin e Kosovës 6 yjet që simbolizojnë komunitetet janë të barabarta - asnjëri më i madh se tjetri.

Biles, biles duke i patur parasysh rrethanat, në rastin e komunitetit serb, janë dhënë edhe disa privilegje (pra të drejta plus) e që ne për mos t'i quajtur privilegje (sepse kur dikë e privilegjon tjetrin e diskriminon) e kemi farkuar idiomën "diskriminin pozitiv””, u shpreh ai.

Tali më tej, theksoi që kjo situatë nuk është zgjidhje e përhershme dhe se për të pasur një zgjidhje të përhershme duhet të ashpërsohet trysnia ndaj Serbisë nga Perëndimi.

“Veprimi i z Erden Atiq duhet të shërbejë si ilustrim i asaj se si mundet të zgjidhet çështja e komunave veriore. Unë me këtë "modus operandi" të deritashëm nuk po shoh zgjidhje. Këto negociata që realist kanë filluar që nga paslufta, do të vazhdojnë dhe situata sitomos në komunat veriore do të jetë vazhdimësi e varësisë nga qëllimet "kësaj Serbie".

Atë që e them në kontinuitet, për të ardhur te zgjidhja, dhe jo vetëm të çështjes Kosovë - Serbi, por edhe Serbi-Bosnje dhe Serbi-Mal i Zi..., duhet ose Perendimi (ShBA dhe UE) ta ashpërsojnë trysninë mbi Serbinë ose duhet të presim edhe shumë vite derisa ky "model kulturor" në Serbi të ndryshojë dhe ajo të demokratizohet”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat