Aksioni në veri të Kosovës, ish-agjenti i ShIK-ut: Do të reagojnë bandat serbe, do të ketë sulme me viktima/ Këtë gjë duhet ta bëjë Kosova!

Politika

Aksioni në veri të Kosovës, ish-agjenti i ShIK-ut: Do të reagojnë bandat serbe, do të ketë sulme me viktima/ Këtë gjë duhet ta bëjë Kosova!

Nga: Naile Ejupi Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:10
Pamje nga armatimi i zbuluar

Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tani përveç konfiskimit të armatimit.

Kështu u bë e ditur sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që u organizua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

Këtë rast, Elashani e quajti interesant për t’u hetuar, sepse sipas tij në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të hetimeve, derisa situatën e përgjithshme në veri e ka vlerësuar të qetë, stabile, por delikate.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në vecanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani.

Duke komentuar aksionin policor, ish- agjenti i ShIK-ut, Naim Miftari, rrëfen për “Bota sot” sesi në veri bëheshin kontrabandime të ndryshme nga qeveritë e kaluara.

“Veriu i Kosovës nga qershori i vitit 1999 kur u vendosen forcat franceze gjerë pothuajse në fund të vitit 2020 ka qenë shndërruar në strofull të kriminelëve serbë të luftës nga lufta e Kraocisë, Bosnjës dhe sidomos luftës së fundit të Kosovës 1998/1999. Pastaj më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 forcat serbe, policia paramilitare, kriminele.....la të ardhur nga Serbia të koordinuar plotësisht me shërbimin sekret francez DGSE që e komandonte ushtrinë franceze, ata kanë bërë pastrimin etnik të Mitrovicës veriore nga shqiptarët qytetarët etnikë në veri ku u ndjekën nga bandat e Beogradit të lejuar dhe të mbrojtur nga ushtria e Francës kur i ndjekën mbi 15.000 qytetarë etnikë shqiptarë nga veriu nga banesat, shtëpitë e trojet e tyre ku u plagosen qindra u vranë me dhjetëra qytetarë gra, fëmijë, pleq shqiptar, mos të harrojmë se incidentin tragjik të natës së 2 shkurtit 2000 e filluan dy seksera të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut, duhet ta cek se sekserat kishin ardhur ekstra po atë natë nga TMK-ja e Drenicës dhe dihet edhe zyrtarisht se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin vetë agjentë të regrutuar në vitet 1996- 1997 nga DGSE- es Franceze atëherë nuk është befasi ndodhitë dhe krimet, vrasjet, kontrabanda, sulmet terroriste të pa ndëshkuara që ndodhen rregullisht në Mitrovicë në veri nga pas luftës gjer më tani”, deklaron Miftari.

Image
Naim Miftari

Sipas tij, në këto vjet të fundit Kosova ka qeveri të pavarur nga Lista Serbe dhe ajo ka investuar shumë mund, para e policë për respektimin territorial të integritetit të shtetit.

“Por tani 2021/2023 sidomos dy vitet e fundit qeveria e pa korruptuar e Kosovës, qeveri e pavarur nga votat e deputetëve të listës Serbe dorë e zgjatur politike e Beogradit, qeveria e Kosovës ka investuar shumë me shumë mund, para, policë, vendime qeveritare në sundimin e ligjit dhe sidomos në respektimit territorial të integritetit të shtetit tonë Kosovës. Dhe normal qeveria e Kosovës pos Beogradit dhe bandat serbe në veri ka kundër edhe bandat e opozitës të Kosovës shqiptarë që mbi njëzet vjet bashkëqeverisnin në pushtet me listën e Beogradit me Veselinovicat e Radojcicat dhe me bandat e kontrabandave serbëve në veri ku tregtia kontrabanda me armë, drogë, kripto valuta, cigaret, barnat, nafta benzina, tregtia me emigrantë, me detergjenta, materiale ndërtimore .... pos me lejen e bashkëpunimin me Beogradin bëheshin me koordinim të plotë edhe me banda politike shqiptare të krimit të organizuar e partive politike të pushtetit në Prishtinë”, shton Miftari.

Ish- agjenti i ShIK-ut thotë se pas aksionit të së martës priten reagime nga bandat serbe dhe sipas tij, do të ketë sulme me viktima kundër policëve të Kosovës ngjashëm si në Kroaci.

Mifarti ka kërkuar që Kosova të jetë e përgatitur politikisht e ushtarakisht.

“Sot kanë ndryshuar gjërat në veriun ELDORADON e krimit të organizuar pasi policia e Kosovës kanë arritur për ta ndaluar deri 80% të kontrabandës në veri dhe ku ligji ka nisur të sundojë edhe në veri të Kosovës, dhe kur dihet se Serbia kontrollon serbët e veriut përmes MUP-it serb dhe bandave të tyre në Veri dhe ka pasur pretendime për ta marrë veriun e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeveritë e mëparshme Thaçi- Mustafa dhe me disa zyrtarë e ambasadorë ndërkombëtarë kanë bërë së bashku plane për ta ndarë Kosovën, veriun e Kosovës normal se tani priten reagimi nga bandat serbe që do të jenë kundër sundimit të ligjit dhe nuk di kur por e di sigurt se do të ketë në të ardhmen sulme edhe sulme vrastare, sulme me viktima në të ardhmen kundër policëve të Kosovës ngjashëm si në Kroaci gjatë luftës të viteve ‘90 pasi bashkësia ndërkombëtare Amerika dhe sidomos Evropa po tregohen shumë tolerantë ndaj agresivitetit të qeverisë të Serbisë karshi Kosovës, kjo është gabim pasi politika serbe kurrë nuk do të hek dorë nga bashkëpunim me Rusinë pa marrë parasysh agresivitetit rus në Ukrainë! Prandaj Kosova qeveria, populli , FSK, Policia... duhen të jenë të përgatitur pos politikisht, por edhe ushtarakisht edhe për skenare të tilla kur cenohet territori i Kosovës kur sulmohen, kidnapohen, por edhe vriten gardianët e shtetit të Kosovës. Mos harrojmë se më 2 shtator 1991 në Borova Naselje janë vrarë 12 policë të plagosur mbi 70 policë tjerë kroat në priten që iu bëhen atyre nga bandat e forcat serbe të Beogradit, kjo shumë lehtë mundet të përsëritet edhe në veriun e Kosovës, prandaj plani ushtarak i mbrojtës (Stuhia e Veriut ) duhet të jetë i gatshëm dhe i përgatitur në detaje edhe tani pa ndodhur gjërat”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat