Përmendi zgjedhjet parlamentare/ Profesori i kundërpërgjigjet ashpër Haradinajt – ja pse kjo gjë nuk do të realizohet!

Politika

Përmendi zgjedhjet parlamentare/ Profesori i kundërpërgjigjet ashpër Haradinajt – ja pse kjo gjë nuk do të realizohet!

Nga: M.Haziri Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:14
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Ai ka thënë se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova, rruga e vetme është ndalja e Kurtit.

Kreu i AAK-së tha se në Kosovë ka energji dhe kapacitetet për një gjë të tillë.

“Kjo situatë ka veç një dalje, ndaljen e Kurtit. Ne duhet t’i dalim Zot Kosovës duke e ndal agjendën e mohimit, rrezikimit e ekzistencës së shtetit të Kosovës nga Qeveria Kurti. Unë besoj shumë që në Kosovë ka mjaft energji, mjaft njerëz, mjaftë kapacitete që të ndalet Kurti dhe unë besojë që do të shkojmë në zgjedhje shpejt”, është shprehur Haradianj.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se Haradinajt nuk po i pëlqen të qenurit opozitë dhe kështu po bën thirrje për zgjedhje parlamentare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gati qe dy vite po shprehet se së shpejti do të mbahen zgjedhjet parlamentare, sespe nuk po i rrihet pa pushet ani pse pas vendi i ka një grusht deputetesh”, u shpreh ai.

Profesori më tej thekson që nuk kanë mundësi ta rrëzojnë Kurtin nga Qeveria pasiqë atë e ka zgjedhur populli.

Sipas tij, Kurti ka ende punë duke filluar nga zvogëlimi i korrupsionit e deri tek opozita e tanishme që po vazhdojnë me dëmet nfaj vendit.

“Me një anderr të tillë jerem ishte zgjuar edhe dje duke e shpreh bindjen se së shpejti vendi do të shkoj në zgjedhjet paralamentare sepse qeveria Kurti po i zë shumë rrugën, po i thotë lësho rrugë,ose rrëzimi i Kurtit është çështje nacionale.

Por, nuk kanë shanse as teorike ta rrëzojnë Kurtin nga qeveria sespe ai i ka të ngulura rrënjët thellë në popull. E zgjedhjet parlamentare do e mbahen në afatin e rregullt pas dy vite,e pastaj tjerat pas katër viteve sespe Kurti ka punë të mëdha për me e pastru terrenin që e kanë lënë qeveritë e mëparme,e më pastaj të merret me të korruptuarit e opozitës që spo ju zë vendi vend”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat