Sinjali nga Amerika për Albin Kurtin: Mos e prano këtë marrëveshje me Serbinë, e çon Kosovën në ferr!

Politika

Sinjali nga Amerika për Albin Kurtin: Mos e prano këtë marrëveshje me Serbinë, e çon Kosovën në ferr!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:35
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Serbia nuk do që të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, por do t’i bojkotojë ato, prandaj ajo nuk është e interesuar që të vazhdojë dialogun.

Kështu thotë profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili shton se, Serbia nuk i lejon të mbahen këto zgjedhje në veri të Kosovës, duke shtuar se këtë e ka qëllim pa marrë parasysh kërcënimet ndërkombëtare.

Prandaj, ai kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të ketë kujdesë në raport me Serbinë dhe ndërkombëtarët.

“Serbia në asnjë variant, as sipas ligjeve të Kosovës, as përmes peticionit e as përmes dorëheqjeve të kryetarëve legjitim të zgjedhur para disa kohësh, nuk do të lejojë që këto zgjedhje të mbahet pasi që, në të dy variantët Vuçiqi do t’i pengojë serbët që t’i dhënë nënshkrimet për peticion, por edhe nëse jepin dorëheqje kryetarët shqiptar, si pasojë e largimit të dhunshëm të serbëve nga institucionet e Kosovës, prapë se prapë Vuçiqi do të bëjë çmos përmes presioneve që serbët e veriut të mos dalin në zgjedhje, kështu që zgjedhjet në veri janë në një rreth vicioz nga i cili nuk dilet”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se kjo është “Nyja e Gordit”, kjo është “Thembra e Akilit” nëpër të cilat Vuçiq nuk do të kalojë e as nuk do t’i zgjidhë.

“Kjo situatë i konvenon Vuçiqit që të mbajë situatën sa më gjatë që të jetë e mundur të tensionuar sipas direktivave të Putinit me qëllim që veriu i Kosovës te këtë vakum institucional për një kohë të gjatë. Por, ndaj kësaj situate, Qeveria e Kosovës e në veçanti kryeministri Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bien pre e Serbisë. Prandaj duhe të mos bie pre e ndonjë ‘kryengritje’ të krerëve të Qeverisë serbe apo edhe të opozitës që për shkak të të bëmave të Serbisë të pësojë Kosovës, siç ndodhen sanksionet e përkohshme, por të sillet mençëm dhe të zbatoi detyra për shtensionimin e situatës dhe nëse vërtetë zgjedhjet do të dështojnë, atëherë barra bie mbi Serbinë dhe Vuçiqin dhe jo mbi Kosovën”, potencon profesori.

Maxharraj shton se Kosova e ka pranu marrëveshjen e Ohrit, kurse Serbia e ka refuzu sepse aty brenad e ka njohjen e Kosovës.

“Vuçiqi deklaronte publikisht se, përderisa ai nuk ka vendosur asnjë nënshkrim në marrëveshjet e dakorduara, ato për të dhe Serbinë nuk janë marrëveshje obligative, ndaj Serbia do t’i zbatojë vetëm ato që i përshtaten asaj. Kurti duhet të kushtëzojë kategorikisht themelimin e Asociacionit sipas Kushtetutës me pranimin dhe zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit. Në të kundërten s’ka Asociacion, sepse kjo e shpie Kosovën në ferr e çon në shoqëri me Srpsak Republikën e Dodikut në Bosnje”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat