“Qëllimet për ta larguar Serbinë nga Rusia kanë dështuar”, a po ndryshon politika e perëndimit ndaj Serbisë?

Politika

“Qëllimet për ta larguar Serbinë nga Rusia kanë dështuar”, a po ndryshon politika e perëndimit ndaj Serbisë?

Nga: Naile Ejupi Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:08
Aleksander Vuciq

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqi, ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal deri në pranimin e raportit nga Inspektorati Komunal.

Objekti në fjalë, në të cilin valon flamuri i Serbisë, shumë pak metra pranë komunës së Mitrovicës Veriore, shfrytëzohet nga strukturat paralele serbe.

Afati për lirimin e objektit po shtyhet për herë të dytë, dhe sipas departamentit të shtetit amerikan, ata vazhdimisht kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ketë koordinim në vendimet që ata i marrin lidhur me komunat veriore.

Administrata e Biden-it vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës, përfshirë kryetarët e komunave të saj në komunat veriore, të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet ose të shihet si provokues.

Departamenti i Shtetit theksoi se këto veprime të autoriteteve të Kosovës nuk ishin të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare dhe janë në kundërshtim me kërkesat e tyre specifike për të parandaluar përshkallëzimin.

“ Ne i konsiderojmë këto veprime, të cilat nuk janë koordinuar me komunitetin ndërkombëtar, si të papajtueshme me kërkesat tona për të shmangur veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet ose të perceptohen si përshkallëzuese,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Pavlovic Today

Departamenti i Shtetit vazhdon të theksojë rëndësinë e dialogut diplomatik në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

Ndërsa, juristi Muhamet Kelmendi konsideron se ShBA ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë.

Sipas tij, agresioni rus ndaj Ukrainës e ka vendosur në gjendje BE-në dhe ShBA-në që Serbia të mos konsiderohet armike, por mike dhe të ofrohet me politikën e BE-së.

“Pse Serbia nuk dënohet nga UE dhe nga SHBA-të! Ka kohë që SHBA e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë. Agresioni rus ndaj Ukrainës e ka vë në një gjendje UE-në, NATO-në dhe SHBA që Serbia mos të konsiderohet armike, por mike dhe të ofrohet me politikën e UE-së. Këtej kanë bërë lëshime ndaj Serbisë. Këtij shteti po i jepen financa të mëdha. Ka investime. Organizohen ushtrime ushtarake dhe ka shumë lehtësira në shkëmbime tregtare e financiare në raporte me UE dhe me ShBA-të. Edhe arme po merre Serbia. Me qëllim që të largojnë nga lidhjet me Rusinë, gjë që është gabim trashanik i ShBA-së, sepse kurrsesi nuk largohen, po bëhen lëshime ndaj Serbisë. Mu këtë e ka kapur Serbia dhe po luan me politikën e UE-së dhe të ShBA-ve. Po premton ofrime, me UE-në, po nuk bën asnjë veprim. Po i mbanë lidhjet tradicionale me Rusisë”, shprehet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, qëllimet për ta tërhequr Serbinë nga Rusia kanë dështuar. Madje ai ka përmendur rastet.

“Qëllimet e tërheqjes së Serbisë nga Rusia ka dështuar. Këtu duhet përmendur: 1. Serbia nuk e ka dënuar kurrë agresionin rus ndaj Ukrainës. 2. Vazhdojnë lidhjet tradicionale në politikë, në ekonomi, në armatim, në diplomaci, në kulturë, në arsim etj., me Rusinë. 3. Nuk kemi diferencim nga e kaluara dhe e tashmja nacional terroriste dhe kriminale e shtetit serb. 4. Udhëheqja e Serbisë vazhdon me qenë luftënxitëse dhe nacional raciste. 5. Serbia nuk po i dënon për veprimet terroriste të bandave kriminale në veri të Kosovës. Ato po i organizon, armatose dhe udhëheq në veprime agresive e terroriste kundër Republikës së Kosovës.6. Përkrah Republikën serbe në Bosnië e Hercegovinë nga ndarja dhe bashkimi me Serbinë. 7. Vazhdon armatosja edhe më e madhe e shtetit serb me armë ruse, kineze dhe së fundi edhe nga SHBA- të. 8. Çdo kërkese dhe veprim serb ndaj Kosovës po e përkrah UE dhe SHBA”, thekson juristi.

Kelmendi përmend edhe rastet, ku sipas tij qëndrimet e ShBA-së dhe UE-së kanë ndryshuar.

“Shih: Qëndrimet e SHBA-ve dhe të UE-së për lirimin e objekteve të komunës në Mitrovicën e Veriut, formimin e Asociacionit, të tërheqjes së Policisë nga veriu dhe të lirimit të objekteve shoqërore e shtetërore.. E kanë bërë një veri jo funksional shtetin e Kosovës.

Kriminelët serbë veprojnë pa pengesë. Faktet të theksuara tregojnë se Serbia nuk ndahet nga Rusia dhe nuk heq dorë nga politika e urrejtjes dhe e Serbisë së Madhe. Tash më qartë se kurrë u paraqiten këto pretendime.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kërkoi nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që të bashkohen me Serbinë; të tërheqin njohjet dhe të thellojnë masat policore kundër shqiptarëve. Ai pretendoi botën sllave të re bashkuar në Serbi.. Veç kësaj, kërkoi që së bashku të veprohet kundër veprimeve gjoja shqiptaro- madhe për ndërtimin e Shqipërisë së Madhe.

Përkundër kësaj, nuk u dënua shteti serb. Asnjë mase nuk e ndërmori UE dhe SHBA kundër Serbisë. Armatoset shteti serb. Ben veprime kriminale dhe agresive ndaj Kosovës. Paraqiten pretendime territoriale ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përgatitet për agresion ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, veç Republikës. Angazhohet për bashkim të të gjithë botës serbe në një shtet serb. Nuk dënohet nga UE dhe SHBA.. Tolerohet në të gjitha masat”, shton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat