Kërcënimi ndaj Sveçlës/ Ngrihet alarmi, kërkohet vëmendje urgjente nga ndërkombëtarët!

Politika

Kërcënimi ndaj Sveçlës/ Ngrihet alarmi, kërkohet vëmendje urgjente nga ndërkombëtarët!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 9 shtator 2023 Në ora: 15:59
Xhelal Sveçla

Serbët nuk po ndalojnë veprimet dhe kërcënimet e radhës ndaj Kosovës.

Së fundmi është zbuluar një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

E pas kësaj profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar minsitrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të mediave, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Kjo deklaratë ka arritur të sjellë reagimet të mëdha në opinonin publik duke e komentuar shumë tendencioze karshi Kosovës.

Shala: Organet e sigurisë duhet të marrin veprimet

Image
Drizan Shala

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai u shpreh se këto kërcënime janë shqetësuese për Kosovën sepse kërcënimi është ndaj funksionit që bartin dhe punes që bëjnë mekanizmat e tyre që ata i udhëheqin.

“Deklarimet e tilla nga ana e grupeve terroriste të serbis që operojnë në Kosovë për kërcënimet e lëshuara ndaj krereve instucional të Kosovës është shqetësuese sepse kërcënimi është ndaj funksionit që bartin dhe punes që bëjnë mekanizmat e tyre që ata i udhëheqin”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që është e pritshme ky kërcënim i Beogradit mirëpo duhet të reagoj ndikimi ndërkombëtar.

“Pra një qëndrim i tillë në këto rrethana është e pritur nga ana e Beogradit duke u mbështetur edhe interesat e saja që sa më shumë pjesën veriore ta paraqes kërcënim faktik dhe real ndaj qytetarëve serb dhe kështu faktori ndërkombëtar të mund të nxitet në drejtim të institucioneve të republikës së Kosovës.

Organet e sigurisë duhet të marrin veprimet siç janë duke i marr në formen operative për të garantuar në njërën anën sigurinë e personaliteteve që kërcnohen nga këto grupeve dhe në anen tjeter të vihen para drejtësisë personi/at që kanë lëshu këtë koment në drejtim të ministrit të MPB”, nënvizoi eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

Burjani: Të krijohen plane që të ndalohen hyrjet ilegale në Kosovë

Image
Blerim Burjani

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet KFOR në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe policin EULEX duhet të jenë më aktive për të ndal hyrjen e armatimit nga Serbia në mënyrë që të konfiskojnë armatimin ilegale të hyjë në Kosovë.

“KFOR në bashkëpunim me Policin e Kosovës dhe policin EULEX duhet të jenë më aktive për të ndal hyrjen e armatimit nga Serbia. Pra duhet përforcohet monitorimi i linjës kufitare me Serbinë, kuptohet se duhet marr masa dhe duhet zbuluar dhe konfiskuar armatimin ilegal të hyrë në Kosovë”, thotë ai.

Juristi në fund shtoi që duhet plane për të ndaluar rrezikimin e jetës së njerëve dhe pasurinë publike.

“Pra duhet ndërtuar një planë dhe duhet zbatuar me përpikëri për të ndal gjëra të kësaj natyre që rrezikon jetën e njerëzve dhe pasurinë publike”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat