Analisti zbulon mesazhin që ambasadori Hill ka pasur me deklaratën e fundit!

Politika

Analisti zbulon mesazhin që ambasadori Hill ka pasur me deklaratën e fundit!

Nga: M.Haziri Më: 11 shtator 2023 Në ora: 13:15
Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme.

Në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai u shpreh se deklarata e Hill është një nga ato deklarata që janë thënë edhe më herët mirëpo që për të pasur marrëdhënie të mira me SHBA-të, Serbia duhet të normalizoj edhe me Kosovën.

Image
Faton Mehmeti

Deklarata e z.Hill është diplomatike dhe si e tillë duhet parë, që nga pas lufta në Kosovë gjithnjë është thënë kështu. Në këtë kuptim duhet lexuar edhe mesazhi i z.Hill. Mirëpo, pengesa e vetme për marrëdhëniet SHBA-Serbi është Kosova”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që mesazhi i z.Hill është që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pasi dyert i ka pastaj të hapura për bashkëpunim.

Derisa të ketë mos normalizim të raporteve me Kosovën, Serbia do të jetë edhe marrëdhënie jo të qëndrushme me ShBA dhe vendet tjera. Mesazhi i z.Hill është që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pasi dyert i ka pastaj të hapura për bashkëpunim”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat