“Alarmon” Kelmendi: Rreziku për luftë po rritet/ Ja çfarë rruge duhet të ndjekin BE e ShBA

Politika

“Alarmon” Kelmendi: Rreziku për luftë po rritet/ Ja çfarë rruge duhet të ndjekin BE e ShBA

Nga: Naile Ejupi Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:23
Aleksander Vuciq

Të enjten (nesër) do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Pritjet nga ky takim nga analistët në Kosovë nuk janë të larta, por një mendim të tillë kanë edhe analistët ndërkombëtarë.

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serëer, të martën ka deklaruar se nuk sheh ndonjë përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

“Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer.

Në takimin e 14 shtatorit pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj.

Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga pala kosovare është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Në anën tjetër, profesori amerikan në universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se një Asociacion i ngjashëm me atë që po i kërkohet Kosovës, duhet t’i kërkohet edhe Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë”, thotë ai në një intervistë të shkurtër.

Kurse, analisti politik Muhamet Kelmendi, thotë se pretendimet serbe për asociacionin me pushtet ekzekutiv dërgojnë në luftë.

Sipas tij, Kosova nuk ka rrugë tjetër veç ta mbrojë shtetin, lirinë dhe demokracinë.

“Pretendimet serbe për Asociacion me pushtet ekzekutiv dërgojnë në luftë.

Në analizat e bëra del se shteti serb është i angazhuar në dëmtimin e sovranitetit dhe të intergritetit territorial të shtetit të Kosovës. E tërë gjendja në veri të Kosovës është e krijuar nga Serbia. Lista serbe, bandat e armatosura dhe aksionet kriminale e terroriste në rruge vijnë të organizuara dhe të udhëhequra nga Beogradi. Në këtë anë, Kosova nuk ka rrugë tjetër, vec ta mbrojë shtetin e Kosovës, lirinë dhe demokracinë. Natyrisht se pak ose fare nuk ka përkrahje nga UE dhe nga SHBA.

Zëra që tregojnë qëllimet e shtetit serb ndaj Kosovës ka. Ato vijnë nga disa senatorë e kongresmen, shumë deputet nëpër shtete të UE, analistë etj. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Këta nuk e kanë pushtetin. Forcat tjera sundojnë. E ata po e ngarkojnë Kosovën me përgjegjësi. Ia futën edhe masat ndëshkuese. Kërkojnë që shteti i Kosovës të shkelë normat kushtetuese dhe t’i tolerojë bandat serbomedha”, deklaron Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai përmend dy arsyet pse zgjedhjet do të përsëriten në veri të vendit.

“ Në fakt edhe zgjedhjet që përsëriten këtë qëllim e kanë. Ndërtimin e shtetit serb në veri të Kosovës. Serbia synon:

1. Ndarjen e Kosovës me krijimin e Asociacionit serb dhe

2. Nëpërmjet kësaj të dëmton shtetin dhe të bënë të pafuqishëm, në mënyrë që UE dhe SHBA ta zhbëjnë shtetin e Kosovës. Këto dy qëllime janë. E këto po përkrahen nga UE dhe nga SHBA. Me qëllim që shteti serb të largohet nga Rusia, po tolerohen nga UE dhe nga ShBA-të veprimet nacional- raciste serbe, bandat në veri të Kosovës dhe kriminelët në Beograd.

Frika nga një front i ri i luftës në Ballkan, që Serbia po e përdor, po tolerohet nga UE dhe nga ShBA-të. Kështu iu ka krijuar mundësia shtetit serb për të bërë agresion me bandat terroriste serbe në veri. Zgjedhjet janë mjet i ripushtimit. Z.Serwer tha:

"Serbia është e interesuar të pushtojë veriun e Kosovës". Ky qëndrim i përgjigjet realitetit”, pohon Kelmendi.

Rruga e tashme e UE-së dhe e ShBA-së është e rrezikshme, thotë Kelmendi, gjersa shton se ata duhet të ndërrojnë rrugë.

“Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv dhe i ndërlidhur me territor dhe me pakicën serbe është shtet. Ky subjekt me zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe de-jure bëhet i pavarur.

Faktet flasin se rruga e tashme e UE dhe e SHBA-ve është e rrezikshme. Kjo, për faktin, se Kosova nuk do të dorëzohet dhe rreziku për luftë me Serbinë veç rritet.

UE dhe SHBA duhet të ndërrojnë rrugë. Ato duhet të ndalin Serbinë dhe të tregojnë me fakte se ku dërgon agresioni serbomadh. Pa e ndalur Serbinë paqja nuk sigurohet.

Është koha ku kufijtë duhet të ruhen në mes Kosovës dhe shtetit serb.

E çështja e komunitetit serb në Kosovë dhe e shqiptarëve në Serbi duhet të zgjidhet vetëm me reciprocitet midis dy shteteve. Rrugë tjetër nuk ka”, shton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat