Deklarata e Krasniqit për zgjedhjet/ Analisti politik “zbulon” se e kujt është kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri !

Politika

Deklarata e Krasniqit për zgjedhjet/ Analisti politik “zbulon” se e kujt është kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri !

Nga: Q.R Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:48
Fidan Ukaj

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot gjatë ditës se thirrjet për dorëheqje të kryetarëve të komunave në veri janë kërkesa të Beogradit, duke komentuar kërkesën e emisarit të ShBA-së për dialogun Gabriel Escobar.

Për këtë qasje politologu Fidan Ukaj, thotë se një etiketim i tillë i kërkesave ndërkombëtare si kërkesa të Serbisë nuk e ndihmon rrugën e Kosovës për te ecur përpara.

Sipas tij, kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri është e partnerëve tanë ndërkombëtar dhe jo e Beogradit.

Image
Fidan Ukaj

“Kërkesa për dorëheqjen e kryetareve të komunave të pjesës veriore të Kosovës është e partnerëve tanë ndërkombëtar si SHBA dhe aleteve tjerë evropian dhe nuk janë kërkesa të Beogradit, dhe ne duhet t’i shohim si kërkesa të aleateve karshi Kosovës dhe si të tilla duhet t’i realizojmë, duke i plotësuar këto kërkesa. Një etiketim i tillë i kërkesave ndërkombëtare si kërkesa të Serbisë nuk e ndihmon rrugën e Kosovës për te ecur përpara e as nuk e zhbllokon këtë statuskuo ku jemi momentalisht”, thotë Ukaj për “Bota sot”.

Tutje ai thekson se bashkëpunimi i Kosovës me miqtë ndërkombëtar duhet të vazhdojë.

“Ne duhet të bashkëpunojmë dhe t’i bashkërendojmë veprimet me miqtë tanë ndërkombëtar dhe t’i japim zgjidhje kërkesave të aleatëve tanë dhe asesi nuk duhet që kërkesat e miqve ndërkombëtar t’i shohim si kërkesa të Serbisë”, deklaron ai.

Ndryshe, Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë sot se Udhëzimi administrativ për zgjedhjet lokale është instrument demokratik dhe se gjithçka tjetër jashtë këtij udhëzimi nuk është kërkesë e qytetarëve në katër komunat në veri e as i kryetarëve, por janë kërkesa të Beogradit.

Krasniqi në një konferencë për media tha se si qeveri kanë pasur angazhim të theksuar që Udhëzimi administrativ të kryhet në afat të shpejtë si përgjigje e marrëveshjes së Bratislavës.

“Udhëzimi administrativ është instrument demokratik…largimi i kryetarëve përmes saj është proces demokratik .. dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, as të kryetarëve të komunave, por janë kërkesa të Beogradit. Ne nuk jemi këtu që të kujdesemi për kërkesat e Beogradit sepse nuk janë demokratike dhe në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat